Ah Ulqinin sa shumë e donte

….dhe diku me dorë
Do ta gdhendi në mur
Ose mes ranës të hedhun do ta gjej nji gur
Nëse isha gabim
E kisha nga pa dijenia
Nëse kisha të drejtë e kisha nga dashnija!
Ata që ende nuk kanë lind le të na gjykojnë
Që çdo kujtim të f’minisë si sytë sonte i mbrojnë
E mbi varrin tim të kem nji mbishkrim
U luta për familjen dhe për të gjithë
Por sonte u luta për qytetin tim!
Zinxhiri hyqymetit mos i qoftë i randë
T’ma ndriçon at vend si natën me hanë!
N’derexhe t’keqe mos raftë kurrë
Ata që sot e mbrojtën t’i thojnë vejdit burrë!
Emnat që gdhenden për trimni e burrni
Shkruhen ke Perendija dhe mbesin n’histori!
Faqebardhë qoftë kush mbajti drynin e kanakut
Sonte I lutem Zotit për besën e ulqinakut!
…… dhe diku me dorë do ta gdhendi në gur
Ose në letër të bardhë ose në pëlhurë!
Se të gjithëve mund t’ia merrni guralecat n’lojë
Por Ulqinin me shekuj Zoti do ta mbroj!
Sonte gjum nuk kam por pena ime mike
Më çon ke guri detit në ato perla antike!
Dhe andrrat e mija të hidhen mbi valë sonte
Le të thojnë edhe deti
…… Ajo Ulqinin,se sa shume e donte!

Scroll to Top