Bekim e mallkim bashkë

Bekim e mallkim bashkë
Ty Perenija me t’zbukuru
E anmiku me të trazu
Kurrë ama kurrë pa t’lanë rahat
Me ta k’put tanë at takat
Lakmija e vraftë lakmiqarin
N’kurriz tand që ban pazarin
I bukuri dheut që aq shumë t’lakmojnë
Tanë copat tuja t’i dojnë
T’kanë grabit prej Shkodrës
T’kanë da prej motrës
E tesh dojnë me t’grabit fare
T’kanë qit në treg për pazare
Kulla me ndërtu ,at breg t’detit me shkatrru
E ata kulla paçin fatin e Kalasë Rozafa
Ditën u ndërtofshin
E natën u shkatrrofshin
Se deti nuk ndalet tuj qa
Viktimë si Rozafa nuk ka me u ba!
F’mitë që janë rritë me ata valë
Ball kanë ik rrugëve të botës e përvlu me mall!
Secila kokërr e ranës asht kafshatë e ulqinakut
Secila valë detit ninullë në portat e konakut!

E ti Ulqin si m’i ke hallet sonte?
E nesër…?
Bekim e mallkim t’paska çu Perenija !
Bekimi mbizotroftë mbi ty
E mallkimi për ata që të kanë qerpik n’sy!

Scroll to Top