👱🏻‍♀️Si ke n’jef moj mollë? A paske dalë pak?
👩🏻‍🦳Qe njikshtu moj ,ja fart keq bereqavers , ti si ke n’jef? Hankja, Agej, e tanë a janë mirë?
👱🏻‍♀️Mirë mirë edhe na Ehamdurilah, janë plakë ma edhe ata, na tjertë nuk pa jemi fart keq. Njikshtu ma pa kalojmë si dyrnjaja.
Unë besa nuk kam qenë fart mirë. M’isht kap pak shpina keqos. Kam pasë da mjeshtra Zoti mas ma baftë gjyna. Na shkej jeta me tulla, me ranë e gëlqere. Eja nji sezonë e mytu me ta. Ik sezona, e nisja me gadit e me shtu oda e sprat. U mytme tanë jetën, par paçim për ken ishalla. Ç’me ba pra ,duhet se s’ka.
K’nej nisë ullishta. Edhe aja puntë e zyllumet tjera.
E ku mas m’u lodhë ?
Tiftik me ra, e ja m’u lodhë.
Mirë na thojnë ata jabanxhijet.
Na bile edhe nese fshijmë qeneftë e halkut, ashtu si pa menoni ju ,që na tanë veç qenef fshijmë ,marrim pllata t’mira, dalim e shetrisim bile kapak. Pa ju qenket ba për gjyna.
Nuk kajnë faj hiç që na thojnë, bash për gjyna jemi.
Pa edhe ata na shesin mend sa munen, par kanjiherë mirë e kanë.
Nji pushim si duhet e nji koncert a nji dalje nuk dijmë m’i ba. Edhe kur dalim tanë kasavete.
Ja, bile shyqyr k’ta t’rejat nuk janë tuj ça rrashtën ma për kurgja.
Na e kemi hangër b…me n’er me thanë!
Par e pat tesh e jona. I laçim mrapa k’ta ulad tonë jarabi, se e pat, e pat e jona.
Bile kam shlu da ushujza nepër trup e pak sikur jam ma mirë. Nuk di veç m’kanë nimu pak.
Edhe ti paske dalë pak n’mezgjah eeee? Mirë mirë paske ba ,se nuk t’kam pa qysh a mahet men’ moj. A je gja pa qef, a priten me dalë. Unë bile nji këtë mezgjah dalë e kalej pak vakt jashtë shpije. Me ik pak prej ding dingave t’pleqve. Janë ba t’ran moj. I ka kap matufllyku të dy, se di cilin ma shumë.
Nuk i shken men’ja se kam nisë me u plakë unë vet, m’isht mush kryti thinja, mazalla mas me i ly, s’ke çka shef, bardhë kryti m’isht ba.
Shyqyr kta bojna e na nreqin pak!
Pa ti a bleve gja? U shenova besa që t’pava! S’je pa qysh kur. A je mirë , mas je gja pa qef?
👩🏻‍🦳Unë dola besa me zgedh da fiq , m’ka ardhë djali me nuse prej Amerike, e ja kane fiqtë fart. Tesh njikta t’funit pak kanë met e hajtë dola vet mas pa gjij denji kokërr.
Edhe da dora djathit ke aja gruja prej Kodrave.
👱🏻‍♀️Mirë mirë ke ba, e shyqyr që t’pasken ardhë pak. Par pse tesh fun sezonës, a nuk kanë mujtë ma parë. Nusja ala nuk ka gja t’re eeee ?
U banë besa da vjet t’mira që janë martu. Bile t’kishte ardhë pak me grabit da ditë në plazhë t’grave. Derman isht, derman. Le t’i bijnë vejdit mrapa besa se edhe denji ditë e nisin e shkojnë vjet.
Thuji moj edhe ti thuji!
Mas e pafsha ,se unë pa i thanë se la! M’di ti mu, nuk m’rri goja rahat!
Ja maaaaa,hajtë ç’presin ? Ja se pa na bajnë çirak moj, veç edhe pa ta s’ban jeta. A shef, tanë këtë mun’ për ta e kemi. Nuk ka jeta smisla pa ta. E ka ba Zoti pra. Shken nji brez, vjen nji tjetër.
Qe djali kunatës teme met besa zavalli pa fmi.
Nuk i kanë ra mrapa, mukajet duhet, nuk lehet kja gja mas dore.
I kam thanë besa sa herë, par kush ven vesh sat? E tesh le ta krujnë krytin.
Unë prej qi e du moj se nuk Pa mun puntë e mija me n’req e le ma t’hujat.
Veç hajtë sa me folë diçka!
Ata për at punë bajnë qef moj, jetojnë si ma mirë, ma mirë se unë e ti. Botës an e kan i kanë ra. Mirë ball ata si dy plluma, bajnë qef e nuk çajnë rrashtë për kurgja. Kasavetet tona e munin tonë nuk e kajnë .
Ç’me thanë unë e ti.
Çka kemi pa e ku kemi shku?
Kanjiherë tham, hajtë mirë ball, ata bela e kanë at gajle, par na i kemi njiqin’ tjera!
S’pa di ç’me thanë moj.
Kush I ka Zoti ja rujtë, kush s’i ka mas t’i qajnë zemra aspak. Kasavet sa dush e gjumi nuk xen. Zoti na i rujtë e I lafshim mrapa ishalla.
Par pa m’u nalë trupi kurrë. Zij, laj,sh’plaj! Me mjeshtra, me stranca, me ullishta. Bani hyzmet njinit, bani tjetrit. Burrin pa gojë, zabunqari punen edhe ej ,veç njihere nuk din me thanë hajtë moj gru pa shkojmë diku. Jaaaa mazalla. Edhe kur i tham unë ,a shef mer ,tanë bota tuj ba qef, ej m’thote “ pa ku me shku moj, na detin njiktu e kemi kur ta dojmë. Tanë bota vjen ktu, e ti ku dan me shku? Ku dan me thy qafën e me harxhu bez veze!
Rri se mirë ball jemi, bota na ka lakmi e ti ankohesh. “
Teveqel hesapi ! S’i shken men’ja se du me ik prej tanave kanjiherë. Se jam lodhë prej tanave!
Se m’vjen me ik kanjiherë natën për hanë !
Se m’isht neverit me kusija e me shporeta, me mezgjah e me stranca, ullishta, me gadina e me sprata tuj çu tanë jetën.
Teveqel hesapi!
Nejse, nejse…. hajtë se ç’freva pak e çila barkun me ty, se e di se ti nuk flet me ken e nuk i ban fjaltë.
Mazalla se s’pa ankohem unë. Me tanë t’mirat shyqyr e si bora n’mal.
S’isht çajre pa u anku denji herë.
Nejse, nejse ku e pata masllahatin ?
He! Ke nusja jote moj se jam ba kasavet!
Par e dijnë moj ata vet, veç edhe duhet me i thanë besa, se janë t’ri e nuk dijnë.
Hajtë tesh se shkova. Kemi nji darsëm të shtunen e duhet me u ba gati! Na kanë thirë e se kam prit që na thrasin. Feleminerës besa prej tyne, nuk na harrojnë kurrë.
Tesh kam ra n’hall me u ba gati! As me vesh gja t’hajrit s’kam, e armarin ding e kam.
Par bela shnajderica ma qep nji havër se e kam nji material svile prej Italisë .Qysh kur ma ka pru vajza.
Tumirë moj , e selam m’i ban tanve! Ika, ika se u vanova!
Fjaltë tona s’marojnë kurrë!
👩🏻‍🦳Dhe ashtu pra u kry biseda!
Vet hapi zemër, vet çili gojë me dhanë këshilla falas,vet pytje e vet përgjigje!
Vet Kadi e vet Psikolog, e zonja për tanë !
Bile t’me lente me ia kallxu edhe unë nja dy fjalë.
Jaaaaaa, shansë nuk pata!
Mirë ball se edhe ashtu nuk m’kishte nigju asgja sepse paraprakisht i din tanë puntë e mija!
Rri me inventar në dorë.
T’I di hallet I t’i qanë n’pecë !
Nuk i lypet gja as interneti e as Twitter!