Edhe Ai çuditet me dashurinë tonë

Me gjithë kureshtjen e madhe që kisha gjithë jetën time, asnjë herë nuk arrita ta takoj .

Kishin patur dëshirë me shekuj, por ëndërr kishte mbetur gjithemonë çdo kureshtje.

Por ja që disa shqiptar, po bëjnë të pamundurën.

Në takim me te po na bindin që Zoti është i krishter.

Disa të tjer po na bindin që Allahu është një dhe nuk ka tjetër.

Por ja …po na bindin që patriot je vetëm nëse je i krishter.

Gjithashtu na bindin që çdo shqiptar I besimit Islam nuk ěshtë patriot dhe nuk e don vendlindjen nëse nuk është i krishter.

Çdo shqiptar që hoxha i shkon në vorrim është trathtar, nuk është patriot, është Arab.

E Zoti na qenka katolik pra.

Për të mirën tonë, të gjithë duhet të konvertohemi në pagan, ashtu si ishim kur ishim si komb, jo jo më falni, në krishter.

Që mos të kemi përçarje, që bota të na dojnë duhet të jemi të krishter.

Nuk ka lidhe politika, nuk ka lidhje korupcioni, nuk ka lidhje asnjë karakteristikë e njeriut.

E mira jonë do të vjen vetëm kur të gjithë të ndrrojmë besimin.

Ata që po vejnë shamija, po thojnë që paguhen nga arabët, kurse islamofobët e kanë nga patriotizmi i thellë në shpirt që e kanë për kombin.

Nuk ka lidhje! Nuk ka lidhje a je mashtrues, a je hajn, a je dembel, a hjedh llomin dhe lakrat nga ballkoni.

kryesore të kesh një profil të rrejshëm në Facebook ose edhe genuine, dhe të jesh përcjellës I thirjes për vendlindje.

Patjetër duhet të kesh urrejtje për secilin që falet, që agjeron, që feston Bajramin por edhe Pashkët me fqinjët.

Duhet të ngritësh zërin sa më shumë me urrejtje dhe ofendime.

Duhet të mallkosh gjysh e stërgjysh që të ka emruar Fatime, Shaban, Rexhep, Shemsije.

Duhet të ofendosh rëndë nëse një Artist I madh i kombit shkon si trathtar në at botë sepse nuk ishte prifti në funeral për përcjelljen e fundit,por ishte hoxha!

Një kusht tjetër…. duhet të vesh një kryq, të coptosh Kuranin copa e grimca sepse ai i ka fajet që kombi ynë nuk sheh dritë!

Gjithë xhamiat duhet të shëndrrohen në kisha.

Dhe ja, ne si komb shpëtojmë njëherë e për gjithmonë!

Islami pra na I ka gjithë fajet! Ai Islami që po vret fëmijët në Gaza. Ai Islami fashist Italian dhe Gjerman që nuk la Hebrew pa djeg e pa vra!

Ai Islami amerikan që vrau djemt e ri në Vietnam dhe Irak pa fije arsye!

Ai Islami irlandez që gjeti në kishat e veta 450 fëmijët në varrezat e kishës me pidofili mbare botës edhe në kisha tjera.

Vetëm ai Islam Latin që këndohet latinisht është I pa gabueshëm , kurse çdo Islam tjetër që këndohet arabisht është e keqja e kombit.

Thirje pë vendlindje pra!

Të kthehemi në kristian sepse veç ajo na shpëton.

Ashtu sikur dikur që çdo gjë ishte perfekt kur ishim të krishter. Ashtu sikur çdo gjë është perfekt, ama perfekt në çdo shtet të krishter në Afrikë psh.

Thirje sa më shumë Latine dhe Arabe!

Eshtë shpëtim I vetëm për bashkim deri sa t’i japim kohë përsëri besimit Orthodox të na bashkon edhe njëherë rrugës për Shqipëri , Blace dhe Mal të Zi me marr rrugët e botës.

Ju shpëtimtar të kombit tim ju falemnderit që po shpëtoni vendlindjen.

Më falni që nuk kam lind as me kryq e as me Kuran në dorë!

Më falni që Zoti im është edhe i krishter, edhe musliman , edhe Hindu! Zoti im falet në gjitha gjuhët e botës sepse ai është krijuesi ynë e ne nuk jemi krijuesi TI!

Edhe Zoti po na lakmon që më në fund ia përcaktuam religjionin!

Zoti ose është Arab me vendbanim në Vatikan, ose Latin me vendbanim në Meka!

Tjetër nuk ka!

Ky lloj shqiptari shpëtimin e vet e sheh vetëm në patriotizëm fetar!

Mjafton të ndërrosh fenë.

Besimi nuk ka nevojë për pak filtrim.

Beso ashtu si ta rrok mendja!

 

Çdo gjë do të shëndrrohet në Parajsë sikur në pérallat e Përhimes!

Ne jemi komb oxhakut që presim veç një këpucë qelqi të na shëndrron në princa dhe princesha!

Patriotizmi vjen me çmim të lartë.

Vjen me çmenduri !

 

 

Scroll to Top