I. L

“Mbaj mend që kishim ftohtë , mbaj mend edhe që rrijshim pa ngrënë, por s’më kujtohet që rrijshim pa kënduar .”

Vaçe Zela

Edhe unë mbaj mend që frynte erë ,mbaj mend që binte shi ,por  s’më kujtohet një ditë që kalonte pa hipur në ballkon me sjellë antenat kah Vaςe Zela ,Bik Ndoja ,Shyqyri Alushi ….

Më kujtohet po ashtu se kemi hjek të zit e ullinit deri sa dikush nga dritarja dilte dhe na thoshte – sille majtas , djathtas, edhe pak…eh mirë tash lere aty se ia qëllove , dhe dhoma u bente akull deri sa rrinte e hapur për një koncentrim të antenës e kthyer në anën e juaj . E paguanim shpesh herë edhe me një ftohje apo grip at knaqesi .

Ndëgjonim  Vaçe Zelën dhe mbas sajë del këndon një këngëtare e re. Nuk më kujtohet por ishte  diku viti 1975-76.

Deri sa shikonim pra TVSH del në skenê këngëtarja  I. L.  Ajo ishte shumë e re at kohë dhe ishte fillimi karierës sajë .

Atë kohë të gjithë shikonim një program.Ishte kohë e familjes ku njëri qëronte gështenja , shega apo molla japane dhe na i ndantë të gjithëve.Ishim fatbardhë që nuk kishim internet.

Unë sa e pashë këngëtaren e re, mendova por edhe e fola me ze :

– Se sa e pa bukur që qenka.

As një as dy ,vie komenti nga televizori direkt nga vet goja e I. L :

-Çdo kush e ka lezetin dhe krypën e vet !

Ishte pak e çuditshme se si ndodhi që ajo të thotë diçka në TV momentin kurë isha duke komentu pamjen fizike të një vajze të re sa ia kishte nisë karierën e vet. Ishte një koment i sajë fenomenal!  Sepse vërtetë çdo kush e ka lezetin dhe krypën e vet.Sikur direkt më dha një përgjigje . Sikur direkt ma sjelli një shuplakë të merituar .

Nana ime që kurrë nuk dëshironte komente të tilla dhe kurre nuk gjykonte njeri më tha:-ah sa mirë ta bani , si me të pasë ndi se çka ke thanë !”

Vërtetë ishte një koincidencë por ishte një koment i merituar, fenomenal ,një koincidencë e këngëtares re .

Ajo kishte një za aq të bukur, melodik dhe të rallë, dhe mua nuk më bënte aspak pyrshtypje at që ndëgjoja por at që shihnja!

A nuk gjykojmë pa pikë t’nevojës të gjithë?

A nuk shohim të keqen para se shohim të mirën?

Sigurisht që po ! Natyra e njeriut është e tillë dhe pikë ! Kemi të gjithë nevojë për një shuplakë fytyrës çdo mëngjez si t’i hapim sytë, t’na përkujton deri në gjumë se çdo kush e ka krypën dhe lezetin e vet! Çdo kush dallohet për diçka dhe askush nuk është i dalluar për gjithçka!

Mos komenti kur të shikoni diçka në TV sepse ju ban vaki si mua. Ju vjen një përgjigje si bumerang.

Scroll to Top