Iftari 17-të


👨‍🦳Sonte na bani nji iftar special. Kam thirë Gjergjin me familjen. Na respektojne shumë gjithmonë, e gjithmonë na thrasin për festat e tyne.
Kemi miqsi me gjysh e katragjysh!
Kurrë nji fjalë me ta nuk e kemi pasë, e kurrë kajshi ma t’mirë nuk kemi pasë .
🧕🏻pa valla, njashtu isht, sa herë qe kam pasë nevojë për çka da, njaty na janë gjet.
Veç medet që e hajnë nj’at mish gurriqit tobe jarabi,se ball njerz t’mirë janë. I kemi kajshi për marak.

👨‍🦳Pa c’pa t’lypet moj ty çka hajnë ata.
Si ma çen pritisakun kur flet.
Pjek e pa pjek!
Pa a di ti që kurrë nuk e hajnë n’sy tand, aq respekt kajnë për ne moj?
Festë nuk ka që nuk na urojnë ,e nuk ja urojmë!
Isht lezet kur ke miq t’mirë me da festë .
Kanë pasë t’xhuman festë , e ditën e dile i kanë Pashkë.
Na pa festojmë sonte të gjithë . Çdo 33 vjet i bjen me festu bashkë.
Tri herë në shekull pra!

E për çka janë festat….?
Me u captu me njini tjetrin në emën të fesë ?

Aman bani njata gjana si ja kane atyne e mas,’ëm koritni!
Dranes ja kane tespixhen, Luigjit jeprakun ,e çorben me ariz I kane Gjergjit par edhe nji pet me gjel nuk kishte me qenë keq me na ba!
Hajtë ma bani at spisak se pa dalë deri n’pazar e blej harxhin!
Na qoftë me shnet e me t’mira çdo festë.
Shkova me ble e ju nisni iftarin!
🧕🏻Hajtë ti del njihere e na blej gjanat, e na pa ti bajmë për marak, Pa munohemi sa t’munemi me nuset.
Pa pa, i kanë Kshnellat nesër!
👨‍🦳ja moj Kshnellat nuk i kajne, njiqind herë t’kallxova, par i kanë Pashkë.
Amerikan e anglez I thojnë Easter.
A t’ka kallxu vajza jonë që ka festë për Easter atje ne New York?
🧕🏻Pa mirë ma njisej isht maaaa!
Ku I maj men’ unë festat e tyne?
👨‍🦳pa ja moj nuk isht njisej, se secila festë ka emnin e vet, par hajt mirë se kryesore na me u m’ledh e me festu!
Shika, Kilja bjen djathin ja kam parasitë. Bleje at t’lirin për patlixhana, edhe at ma të shtrimtin mi hangër për qef.
Mas harra edhe da vo, a nin? Se ti e ke adet e blen gjithçka, e nuk blen at çka lypet.
👨‍🦳Hajtë moj ma edhe ti, mas ëm shurdha rrashtën, a t’thash ma ban spisakun, pse a nepismen jam unë. ?
🧕🏻Mirë mer’ mirë ,qe nusja isht tuj ti shkru.
Mish viçit ke Fictë na blej, tjetër mas gaba m’i ble a morre vesht ?
👨‍🦳He stokfurulla pa e morra vesht moj, hajt se ti namjerno ma ban me m’plas!
Ika, ika!
Nisni ju kadalë kadalë….

Ju plarofshin durtë

Ju plarofshin zemrat ,e ju lumtë dora
Bujaret tona ,me duar të arta
Rriteni dhe plakeni, me flokë si bora
Puntore si bleta ,të ambla si mjalta.

Sa shumë hidhërohen ,at ditë kur lindim
Pa e ditë që pa ne ,shtëpija s’ka dritë
Punojmë ,nuk ndalemi ,që të gjithë t’i bindim
Dhe një ditë vdesim ,me shumë pak meritë .

Mengjeze dreka, darka pa u ndalë
Deri në gjum ,sa të bijmë vonë
Këndojmë ninulla ,në gjumë ngadalë
Kurrë pa pushu ,ky trupi jonë.

Lëndim më shumë ,por pak merita
Për hir të familjes ,të gjitha i durojmë
Natën vonë dhe prap sa zbardhë drita
Veç për familjen ,dhe shtëpinë jetojmë.

Hiç pa u ndalë ,deri sa na ndalë kiveti
Si bleta punëtore ,zijmë dhe gatojmë
Vjen një Ramazan ,dhe presim tjetrin
Me gatimet tona ,sa vijnë dhe shkojnë.

Shumë festa Bajrami, syfyre ,iftar,
Ndrrim Vitesh, Pashkë dhe gjithë festat tjera
Kurrë pa lypë merita, dhe nji grimcë itibar ,
Të gatshme t’i lumturojmë gjithë pa u ndi të mjera !

Vildana Dibra Zhubi

Urime Pashkët të gjithëve, pritshi me zemër të mirë edhe shumë tjera

Këtë javë, Passover i Hebrew , Ramazani dhe Pashkët mbivendosen, gjë që ndodh vetëm tre herë në shekull. Ky rast i rrallë dhe i veçantë është një kohë që të gjitha komunitetet të bashkohen dhe të bëjnë një thirrje të përbashkët për dhembshuri, përfshirje dhe paqe.

Photo: Peta me shpend gjuetije nga durtë e shoqes teme që nuk pa ja shkruj emnin se ia kam marrë pa lejen e saj.

Scroll to Top