Iftari gjashtë

Sonte , nata e gjashtë e iftarit

-Si ke n’njef moj madonë , a ke fjet ?

-Mirë pa ti, ç’farë madone moj maaaa,ka maru madonllyku jem tesh ma. Diçka valla mramë s’kam fjet fart mirë.
As syfyri fart s’mka pasë lezet! S’di gja,veç bela shumë iftar hangra e pak ja teprova.

Kemi qenë t’thirun mramë për iftar ke vllaznitë.
Ç’me thanë ma, sa gjanat I kishte ba aja nusja madhe . Aman ç’farë madone isht. Aman durtë e saja, pa s’di ç’me kallxu , par besa edhe i kanë kushtet. Se ka ardhë pak kohë e zorshme.
Del n’pazar e me € 30 gja s’bjen n’shpi. U qamet isht ba! E ku mi marrë, pllatat as penc’ja s’rritet hiç.
Ju si keni n’njef? A ja ke njit emnin iftarit për sonte?
Çka e ke men me ba ?

  • Pak peshk kapama besa du mi ba. Jemi ba kallabllyk besa, qofshin jarabi, e për ditë, s’di robi ç’me ba ma. E tesh Ramazani me zemër t’mirë Ishalla, par besa I ka da punë ma shumë.
    Petlla me kas gati për natë baj, e qofte me kas. Sikur me shtu sahan,par sonte s’pa baj se s’shkojnë me peshk kapama.
    Tesh pa ti baj besa da mullaga! Mu mi kane fart, edhe agejt ja kane. Edhe hankja e dan, par e ka adet e ban pak naze. Punë e madhe fart. Mas ja pastë kane, t’bajnë vet çka t’i pelqen. U s’kam ma kivet as živca me i shku tanve për qef. Hajtë se tanë i fshijë sahanat Fmitë fart si dojnë mullagat par tesh pa i fërgej edhe da kërtolla. E nji bukë kallamoqe, ashtu si di mi ba për marak. Shken fart me peshk kapama. Edhe nji bukë grunit se tanve nuk ja kane at kallamoqen!
    Nji sallatë t’mirë për qef. Ullinj dihet maaaa, a shtrohet sofra pa ullinj ?
    Edhe de nji shtesë tjetër, e njikshtu maaaa,mu kafërdisë duhet. Edhe denji tepricë gjithmonë gjinet n’frishider.
    E ti ç’ke men me ba?
  • Besa mirë ma shtine men’ tesh pa i tham burrit me shku me ble pak peshk. Me dalë hejret bela e gjin, ditë pazarit sat. Mezgjah kanjiherë edhe s’ka peshk,e shpesh shkojmë edhe n’Shkodër.
    -Hajtë tesh se ika , kam nji mi punë. S’kryhen k’ta punë kurrë!
    Selam bani hankos e tanve.

-Eleqim selam, se edhe unë shkova me vu samarin e me shpërvjel durtë!
Gjyna mas paça ,nuk marun kurrë k’ta pune.
Peshku da naze tuj e ba ,se bahet ma I lezeçëm .

Tavë me peshk kapama

Nji kafërdi t’letë peshkut me ja ba
Pak në mill e fërgen e n’nji anë me e da!

Me vaj t’ullinit me at bojë si t’arit
E qet n’tavë t’dhenit , shtrumun me gjeth larit!

Qepën e grin hollë ,e për marak moj loce
Bajagi da hudra besa , e pak nerden prej boce

I kafërdis e I kafërdis ,mirë e për lezet
Ja qet začinat e uf’llën, e ti fut n’shporet

Pak netërs ja qet e pak magdanaz ,
Shtrihet era bereqetit deri n’Valdanas

Kumlla t’thata e da gjeth larit
I nihet era deri n’grykë Tivarit

E zin kadalë e këër kêër me tahmin
Kur duhet mu nalë vet peshku e din!

Era kapama aman me t’njallë
Prej Kalasë e Meterizit,deri n’mahallë!

Era e bereqetit isht kiveti Perendisë
Dora e nanave tona,isht shtylla e sh’pisë !

Baballarët tonë ,me mund që bajnë
Kanakun e familjen në shpatulla e mbajnë!

Ju baftë mirë iftari sonte!

Vildana Dibra Zhubi

Photo: pregaditje nga durtë e motrës Sije Buzuku dhe sigurisht gjithë familjes saj

Scroll to Top