Mbi at kepin e Sukës të shkodranit Beqir Sumës,
Urdhër vjen prej Knjazit Nikollë Petroviq
Aty, aty në shtëpinë e shkodranit dhe askund tjetër nuk shkoj me princeshën time
Urdhërit iu bindën!
Shkodrani iku!
Lotët e djeshmit,lart mbi at shkamb të Ludvigut
Mbi Kepin legjendar
Derdhen mbi at plagë të hapur që ende është lagur nga lotët e mjellmave.
Kokrrat e djersës u rrëzuan të dermitura për tokë
Dhe unë dirgjesha në mundimet e lagështisë.
Isha e re me kuptu pse kam aq dhimbje
Por prap se prap një dhimbje në shpirt e ndjeva.
Deri sa rrëxohej secili gurë i gëlqelosur me të bardhë ,
Të gjithëve na shponin thikat në zemër!
Vazhduam ju atje, na diku nepër botë.
Ne vazhduam rrugëtimin ,
Ju mbetët me plagët tjera.
Edhe sot,edhe sot kur po vajton guri me gurin që po përplasen për tokë.
Lotët e kripura të plasaritjeve,
Do ta lagin turpin e mëkaterëve.
Shtëpija më e vjetër e ytja o Ulqin,
Ra e pa fuqishme në 7 t’mëngjezit,
Si nuse e urtë hiç pa folur,
Ngriti virtytin e sajë të lartë me germat
J-A-D-R-A-N
Mbeti I rrëzuar mbi gurët vajtues,
Kryelartë por me dhimbje të shpresës,
Me vështërsitë që mbetën,
Kujtime të mbyllura,
Me çelsat e Jadranit.
Nuk shlyhen kujtimet që u palosën me gur të rrëxuar
Por shpresat u fundosën nën uj
O hodhën thellë nga shambi Ludvigut me notimin e dallandyshes të qindra ulqinakëve të rinj!
Nuk ndryshket ai shkëmb me gurët e rrëzuar
Por u ndryshken çelësat e tua Jadran !
Për gjithmonë!
Knjazit Nikollë Petroviq vdiq por urdhërat mbesin urdhëra !
Aty ke Kepi, ke Shkambi Ludvigut ,aty dhe askund tjetër!
Aty nisën dhe aty mbeten plagët dhe lotët e ulqinakut!