Janari në Ulqin

Janar.
Mbas shtat vitesh shkela në ranën e Plazhës Madhe.
Emocion që nuk spjegohet dhe as nuk përshkruhet.
Dimën.
Zakonisht të gjithë e shijojmë këtë bukuri prej majit deri në tetor ose nandor.
Por në janar nuk më ka ra me shku në këtë plazhë me dekada.
Kishim takim me varzat e tezes dhe me shoqen Indira, që nuk e kam taku mbi 20 vjet .
Vendosem të takohemi në nji restaurant rrugës për në plazhë të madhe.
Nipi im më thotë -pse nuk shkoni në Sarandë?
Bac u kry!
Në Sarandë Saranda Beach Ulqin !
Ditë e bukur me di’ll.
Pak ftoftë por aq sa i ka hije Ulqinit!Aspak ma shumë.
Hapsina dhe horizonti pa kufi, m’kaploi shpirtin. Më hodhi në rini në verën kur çdo gja vlonte. Zhurmë, za, di’ll, valë, gjuhë të ndryshme, fotografi me gamar, lëkura të djeguna, kos mbi supe, era damatje e speca,shetitjet buzë detit …. e ku nuk më ktheu ky moment.
Takim me mall me varzat e tezes, Indiren, Hanën.
Si hapa derën e restoranit, veshja kombtare ishte gjaja e parë që më priti.
Në mes të restaurant stufa me dru.
Oxhaku mes odës!
Aman që ishte hera e parë që përjetova këtë mrekulli.
Deri sa di’lli përkëdhelte dritaret e lokalit, mbrenda oxhaku nxente shpirtin e mërgimtares.
Hapa derën.Dola me pa detin që më kishte marrë aq shumë malli.
Valët e detit luftojshin dhe qajshin por unë nuk e kuptova vajin e tyne.Sikur më luteshin të ulem afër dhe ndegjoj hallet e shekujve.
Mendova që ky asht vaji për të gjithë që kemi ik.
Jo jo ky ishte vaji që e priste këtë Perëndeshë!

Biseda morri dheun.
I Zoti Shefqet Truma dhe e Zonja Elmaze me sharmin e tyne, me ftyrat e amla, mikpritjen dhe muhabetin e përçonin nurin e oxhakut deri në gurin e Gjeranave.
Muzika shqip herë me za të ultë e herë ma të naltë. Herë me gaz, herë donji lot aty k’tu e herë valle.
Zoti jem menojsha, ma njat ymrin. Çfarë të mirë paskëm ba sat që nihem kaq bukur. Me motrën Sije, Lirije, Indiren, Hana, Suada, Ridvana,Mirsada.
Era gatimeve, shërbimi, hurmashicat, çdo gja më mushte shpirtin këtë ditë Janari.
Nisi akshami dhe di’lli ngadalë po na përshëndeste.Rrëxohej di’lli ngadalë mbi gurin e Gjeranave dhe unë nga friga që mos të lëndohet ,hapa përseri derën dhe dola ta pres në shuplakën time të dorës dhe mendova ta grabis si të tjerët që po grabisin çdo gja.Por jo-diellin askush nuk mund ta grabis,mendova.
Valët e detit pa u ndalë po më lajmronin-ah moj e lumja ti e lumja që erdhe dhe përjetove këtë liri, këtë bukuri e këtë ngrohtësi nga dy njerzit ma të mirë të Ulqinit.
Zonja Elmaze dhe Zotni Shefqeti dy nikoqir dy krijesa aq të mirë që kanë derdhë tanë djersën me e ba këtë vend edhe ma të bukur!
Dhe unë hiç pa e ditë që kjo bukuri do të grabitet, vazhdova të shkoj ditë për ditë me nisë kafen e natjes me hurmashicat e Zonja Elmazes.

E pastaj na thojnë, rrini ju atje se mirë jeni.
Unë edhe mund të rri sepse si britaneze nuk më ndalë kush me shku në at plazhë por tash veç duhet të regjistroj kursin e gjuhës arabe!
Po ama si ulqinake unë kurrë ma nuk kam me shiju at bukuri që shijova ata ditë të Janarit dhe asnjiherë shpirti nuk më rri rahat me pa at vend me rrobat që ia ujdisin të tjerët.
Do ta gdhendi thellë thellë në shpirt këtë kujtim!
Ne që jemi në moshë vdesim nga nostalgjija ,dhe nuk mund të kapim ndryshimet që vijnë dhe rrëmbejnë kohën pa aspak merhamet.

Dimën!
Janar!
Viti 2025!
Mrekulli me njerëz të dashtun, liri, gatime, atmosferë, mall, oxhaku mbrenda që luftonte me valët që nuk ndaleshin asnji minut dhe më kujtonin at rënqethjen kur nisë ’O fortune “ e Carl Orf nga Carmina Burana .
Në anën tjetër zani Ezanit nga xhamijat e qytetit lajmronin që në këtë jetë asgja nuk asht e jona dhe asgja nuk asht e përjetshme.
As Jadrani, as Galebi,as Solana dhe as Plazha e Madhe!
E unë…. çfarë të mirë i paskam ba në sytë e Zotit që përjetova këtë ndjenjë dhe falë pronarëve të Saranda Beach kisha ndjenjë që Plazha e Madhe ishte tunjin e imja.
Janar!
Dimën!
2025!
The End!

Ps.deri sa unë shkruj më vjen në mesinger porosi nga Bashkim-i që shkruan -Tan ja baj hallall . Pa djersen e lotet e babes e nanes kurr sja baj hallall.

U rënqetha aq shumë dhe me gjithë shpirt luta Zotin: Aman o I Plotfuqishmi,falja Ulqinit drejtësinë ashtu si ja ke falë bukurinë.

Zemrat e gyrbetqarve qajnë njisej si zemrat tuja.

Scroll to Top