Mineri

Ishte koha minerit .
Shqiptari ,edhe minerin e kishte me namuz dhe me itibar.

Dikur,shumë shumë vite ma hejret mineri kishte fatin në dorë!
I dihet rendi !
Ulet i vjetri ma nelt!
Ulet ai që i takon!
Ulet plaku shtëpisë!
Me pasë lezet me t’u ul n’miner, thojshin!
Ose ,i ka hije qoshja minerit, ban shkrc mineri kur ulet Filani ose Filanja!
Pra, pa ba mineri shkrcccc kur ulej dikush,nuk kishte njeriu vlera.

Kurse në anglisht fjala minder që shqiptohet majnder do të thotë mendimtar. Pra ai që ulet aty mendon mirë e mirë. Sigurisht na e kanë vjedh këtë fjalë nga ne si çdo gja tjetër.

Kohë e katunarit po merrte ngjyra me mirqenjen e tyne .
Katunari ,herë ishte katunar ,e herë djal i mirë.
Mvarej sa i thellë ishte xhepi ati që jep dhe ati që merr!
Kjo ndodhte edhe me kosovarin !
Për boshnjak nuk kishte gajle.
Kurse djali, edhe sërben a malazezen me e marrë, ishte shumë e vështirë, ama nuk kishte kush me e ndalë.
Le që hynte ne shpi nusja ,por për nji nuse të gjithë e ndrrojshin gjuhën.

Ishte nji shpi kanakut me za e me namë .
Të gjithë kishin fjalë të mira për ta ,dhe gzonin respektin e gjithë ati qytetit të vogël.
I ati dhe e ama i dojshin shumë t’bijat e veta ,por nuk i xente gjumi prej kasavetit se ku kanë me shku e kush ka me i marrë!
“ Nuk ban gjithkush me t’u ul n’miner” thonte shpesh herë i ati me za të naltë ,dhe pak kritik që me e ndi edhe të bijat. Çehrja i nrronte thellsisht kur e thonte këtë fjalë.
Sikur e kapte frika nga mendimet e k’qija!

Nisin rriten varzat, shkus mas shkusi vijshin ke dera çdo ditë.

Për çudi ,at të voglen e lypshin të gjithë ma shumë. Edhe pse tanat ishin të bukura, puntore dhe varza me yrz.

Por ajo kishte nji hall. Kishte ra n’dashni me nji djal t’katundit.
Mendja nuk i shkonte me i tregu kuj, sepse e dinte fatin e vet.

Motrat e veta u martun, secila në kanak me za.
Për plakun nuk mjaftonte me qenë i qytetit. Ja, ja pa tjetër duhet me qenë kanak me za, shpi me namë .

A ishin rahat?
Nuk kishte fare randesi kja punë .
Kryesore me qenë djal kanakut.
Punë e madhe, edhe ashtu e ama i kishte thanë që nuk ban me u anku, shpisë burrit nuk isht kallej me i dalë në kry ,por me yrz e me n’er dalshit, e mas na koritshit kurrë se prite Zat si i delet babës para syve , i thonte sa herë e ama.
Mjaftonte n’tanë mahallën nji njeri me qenë me fakultet, dhe kuj i binte n’hise ishte nafakalije aja vajzë !
Edhe djal kanakut edhe me fakultet!
Nuk hahej prej s’mirit.

Pra kush dinte gja për vujtjet e tyne ?
Çka ka në shpi të burrit, metet në shpi të burrit.

Nji ditë ,djali që ishte i dashnum marrzisht mas vajzës, pa lejen e sajë, çon shkusin ke dera me lypë vajzën.
Baba as deshti me ni bile dhe ashtu si erdh ashtu u kthy shkusi.
Jo veç që nuk deshti me nigju, por bile edhe shumë ishte nervozu për guximin e djalit !
Duhet me ditë kuj i kërset në derë, përsëriti I ati sa herë këtë fjalë.
Duhet me ditë ! Si ja ka marrë mendja se i bjen n’hise m’u ul n’miner me dhanurt tjerë që i kam ?

Vitet kalonin dhe vajza nuk donte me ndi për martesë .
Kishte nisë me u vyshk nga dashnija dhe nga jeta e përditshme që aq shumë i përngjante njina tjetrës.
Gatunte, lante, pastronte, dhe rutina ia kishte zaptu çdo gjymtyr e çdo ndjenjë!
Kohën tjetër u merrte me punë dore që tashma e kishte përsos.
“Durtë e arta I ka zavallja, thojshin të gjithë, par pa nefakë e shkreta.”
Ditë e saja ishin ba si çaraptë që janë njisej por lahen e vishen deri sa shkyhen e hidhen.

Prindërit ishin plakë . Dita ditës ,nevoja për shërbimet e t’bijes , rritej.

Nji ditë baba smuhet shumë randë dhe kishte nevojë për mjek urgjentisht.

Shkon e bija dhe lut kajshin me sjell mjekun ma t’mirë që asht e mundun .
Kishte kursy disa të holla nga qenisitë dhe abazhurat që i shiste varzave që blejshin për pajë .

Sigurisht, kojshija pa pikë pritesë niset me sjellë mjekun.

Vjen mjeku, nji burrë , shtatgjatë , me sy të kaltërt dhe floktë e zeza.

Për çudi vajzës, kur e pa mjekun, nisi me iu dridhë zemra.

  • Jo jo, nuk asht e mundun, mendoi me vehte dhe nisi me ba kafet .

E kontrollon plakun mjeku, dhe simbas ti, plaku duhej me shku me ba analizat dhe me u shtri në spital.
E bija u mërzit pa masë dhe iku në dhomën tjetër.

Mjeku mori çantën dhe nxorri diçka prej çante.
Plaku mbet pak i habitun kur në dorën e mjekut e pa nji unazë .
Me e thy gjithë at atmosferë, mjeku fillon bisedën: dikur vllau im ishte marrzisht i dashnum në vajzen e juaj, dhe kishte çu shkusin me lypë vajzën. Përgjigja juaj kishte qenë, nuk ulet çdo kush në këtë miner ,dhe shkusi ishte kthy me deshprim të madh.
Bile aq ishte ofendu sa fjalë për fjalë kishte tregu gjithë bisedën.
Vllau im, mbas disa ditesh iku në Gjermani , dhe prej aty në Amerikë.
Por para se me ik e kishte lanë unazën në vitrinë me nji lule t’pshtjellun në faculetë .
Mbas puneve të randa, vuajtjeve dhe shumë ditëve të veshtira, e merr vejdin dhe rahatohet.
Na shkolloi të gjithëve, na bani shpi.
Por….
Mjekut i mbushen sytë lot.
I ndalet zani dhe i dridhet dora.

  • Merre, merre këtë unazë se asht amaneti i vllaut që e ka lanë për vajzën tande o Zotni.Qe edhe faculetën, merre dhe të lutem ruje mirë këtë faculetë se nuk e kemi la kurrë. At ditë që ka ik e ka mush me lot. Nuk u kthy kurrë ma.
    Vdiq shumë i ri dhe të gjithë thojshin vdiq prej marakut. Prej frikës që u martu vajza, kurrë nuk ka vet për te. Nuk ka dashtë me ditë!
    -Nuk u martu kurrë.

Plaku mbet i shtangun, nuk i delte asnji fjalë prej goje.
Nuk ia kishte marrë mendja që vllau ati që dikur e kishte përbuzë , sot vjen dhe ia shpeton jetën !
E çuditshme qenka kja dyrnja, devër devër, mendoi plaku.
E bija që kishte ndigju gjithë bisedën mbas dere hynë me nji pec ,uj dhe deterxhent në dorë.
Lotët nuk i ndaleshin.
Mjeku kishte dalë në oborr dhe priste plakun me marrë me e çu në spital me makinë t’vet.

I ati kur e pa të bijen e pyeti, çka pa ban vajza jeme?
-Qe, qe babë, pa e pastrej minerin ,se nuk ban b… e gjithkuj me u ul në këtë kanak.
Plakut i mbet fjala në gojë, loti iu ngri , dora që mbante unazën dridhej si thupra e thanës.
E la unazën mbi tavolinë dhe iku si hije e turpnume mbas diellit akshamit!
E perqafoi të bijen sikur të ishte hera e fundit që ka me pa.

  • Ma ban hallall, ma ban hallall …. dhe iku me fjalë nder lot që as e bija ma nuk i kuptonte.
    Vajza, morri unazën që e kishte zgedhë vet, e ofroi ke buza dhe e futi në gjoks.

Ishte vonë!
Ishte shumë shumë vonë !
Tepër vonë!
E bija kishte vdek at ditë me itibarin e minerit.
Thinjat, rrudhat para kohe ,veç e majshin si trup i gjallë me rrahjet e zemrës që ishin ngadalsu dhe nuk ndëgjoheshin fare.
Zemra kishte harru me jetu!

Nadja mirë e ju baftë mirë kafja 🌹🌞

Scroll to Top