N’ma marrësh tokën me pluma
Ç’farë do të ndërtosh ?
Kulla me pluma për fëmijët e tu ?
N’ma marrësh vendlindjen me trupa të fëmijëve
Ç’farë do të ndërtosh?
Qytet të ri për brezin e ri me lot fëmijësh?
N’ma marrësh tokën që lundron mbi gjak ,
Ku do shkel këmbë e yte, do fluturosh?
Ç’farë do gëzosh?
Shtet ndërtuar mbi gjak për gjeneratat tua?
N’ma marrësh jetën për jetën tande
Si do të flesh ?
Pa të marrë gjumi kurr ?
Ju mund të merrni gjithçka nga unë
Edhe ullinin e vjetër
Por të lutem merre edhe dhimbjen time!
….dhe pyesni veten
Si, si, si….?
Si…mundet njeriu të durojë kaq dhimbje,
Për një pëllambë tokë që asht e Zotit?
E at pëllambë as ti nuk e merr me vehte
Sepse çdo gja asht e Zotit!
Fundi fundit dy pëllambë tokë të gjithë i kemi e jo më tepër!
Merrni, merrni të gjitha!
Edhe dhimbjen!
Por andrrën e fëmijëve të mi
Mos ma prekni!
Hajnat e andrrave t’engjujve
Do të kalben n’mallkim!
Paintings by Irina Naji