Kishin pasë qenë një herë shumë vllezër.
Njeri prej tyre kishte qenë shumë i urtë .I shkreti nuk kishte flok dhe të gjithë e thirshin Qiros .
Sa herë që njeri prej vllezërve bente ndonjë sherr në at konak ,kur i pyeste i ati kush e bani sherrin
vllezërit tjerë një zeri përgjigjeshin::
-Qirosi more Qirosi.
Për çdo sherr fajtor ishte Qirosi i shkretë .
Sikur që vet me vullnetin dhe logjikën e vet populli mos me pas ble 100% produktet e fqinjve sot ky 100% nuk kishte qenë problem i diskutimit fare. Nuk kishte pasë fare nevojë të aplikohet ky ligj I taksës sikur -as edhe nji produkt I tyre mos ta kishin ble vet populli me vullnetit dhe vetdijen e vet.
Ky debat sot as kishte qenë kusht as problem për ndërmjetsuesit që çdo muaj iu bjen ndër mend me qitë nga një kusht të imagjinuar .
Pra sot Qirosi nuk kishte qenë fajtor për 100%_shin. Sa herë i kemi fajet edhe na vet, por ma lehtë e kemi me thanë Qirosi more Qirosi është fajtor. Gjithmonë na i ka fajet dikush tjetër kurse na vet kurrë nuk jemi fajtor për asgja.
Nejse diçka tjetër kishte dalë sepse janë msu me lujtë me popullin tonë si ju don zemra të tjerëve sepse ashtu gjithmonë kemi lejuar me arsyetimin se jemi popull i vogël dhe kur je popull i vogël fuqitë e mëdha bejnë ç’farë ju don zemra me ty.
Njësoj pra si luajnë me Zvicrën Suedinë ,Danimarkën , Finlandën, Iceland, dhe shumë shtete tjera të vogla. Aty dika jemi edhe na …..luajnë me ne se jemi popull dhe shtet i vogël e kurrsesi vet me I pasë fajet për shumë gjana edhe na vet! Fajtori mbetet jetim gjithmonë në mesin dhe mentalitetin tonë .
-Kush e bani more kush e bani?
-Qirosi more Qirosi…..
-Kush e zgjedhi Qirosin ,Gjarpnin dhe të tjerët në kry?”
-Populli more vet populli!
-Kush mund t’i qes jashtë të gjithë ata kriminela?
-Populli more vet populli!
-Kush mundet me e ndalë dorën mos me ble as edhe një produkt të vetëm të fqiut?
- Populli more vet populli hiç pa taksa!
- Kush i vuni taksat more?
- Qirosi more Qirosi!
- Po pse Qirosi i vuni taksat more!
- Sepse vet populli more vet populli blente prudukte nga vrasësit e vet !
- Kush po e shkatrron këtë popull more?
- Vetja more vetja !
Për çdo gja në jetë ma shumë se vetvehtja askush nuk na ka faj.
Në Ulqin thojmë
-Kush ta bani ?
-Vehtja more Vehtja!
Çka na ban vehtja nuk na e ban askush në jetë.