Pse pikat i përplas
Pse je mbush maraz ?
Mllefin kuj ia tregon
Kaq ashpër
Kaq me vner
Kaq me hyz!
Frikën t’ma shtjen mendon
Apo me diellin lufton ?
Lulet i çmend fare
Lozanjaret hidhen n’valle!
Ja ky ta kallxon qefin
Terrin ta hjek
Me hyz të ndjek!
Ndalu të thotë
Ik shetrit në botë
Lene Londrën rahat
Shko e ç’fre diku tjetër pak!
Ja ky na doli
Shërbez si sokoli
Qerpikët perplas dhe të thotë :
Ja unë dola
Me rrezet zjarr si molla
Shëndris Temzën
Ti po deshe bjer mbi mu
Valsin e Danubit vallzojmë
Se aq shumë e du!
Shi
Dhe diell
Vallzim!
Herë shiu bjen
E herë dielli
Ashtu si vet jeta
Deri në amshim!
Shi dhe diell!
Ps. Prej Fulham Road deri në Putney luftë dhe vallzim mes shiut dhe diellit
