Sikur mos të kisha pasë guximin e postimeve dhe shkrimit,
UNË nuk kisha lypë azil politik por azil mendor.
Zoti të çon disa dhimbje me qëllim që përveç nji shërimi shpirtnor shëron edhe veten edhe ata që pëlqejnë shkrimet e mia e që besoj tashma janë bajagi nji numër i mirë.
Gjithmonë jam mundu jo me shkru me patetikë ose patriotizëm të teprum.
Ata që më njohin shumë mirë e dijnë sa jam mjeshër i gacave të mia me i mbajtë t’mulume.
Kur dikush ka derdh lot me nji shkrimin tim, nuk ka derdh nga patetika e stilit që kam shkru, por nga ajo që edhe vet e ka kalu dhe e ka përjetu nji situatë të ngjajshme me at që unë e kam përshkru.
Fazat e randa që kemi kalu na si prind e ju si evlad e jonë , padyshim janë vrazhda, gërvishtje, plagë që mbesin gjithë jetën, por asesi plagë që duhet të gjëmojmë pa u nda.
Janë rrudhat, thinjat dhe mburrjet e kivetit tonë me ia dalë në kry valëve të jetës.
Por, ju lexuesit e mi e dini që humori, ironia, sarkazëm asnjiherë nuk ka mungu në shkrimet e mia.
Jo pa qëllim!
Janë përvoja që na kanë forcu, na kanë dhanë mësim me kuptu ma shumë e me gjyku ma pak,përvoja që duhet ti bartim me dinjitet e jo me viktimizim.
Viktimat askush nuk I don, përkundrazi i frigohem shumë sepse shpesh bijmë edhe kurban i tyne.
Kohnat e ndryshme sjellin situata të ndryshme.
Gjithmonë kam pas kujdes mos me ra viktimë e tepricave, sepse çdo gja që teprohet nuk ka ma efekt, as bukuri!
Mes i artë e “çdo gja me karar “me thonte nana ime.
Per të gjithë ju që I lexoni postimet e mia, I pëlqeni dhe komentoni, jeni rrugëtim i imi.
Ju përkulem dhe kam nder që ju kam miq, edhe te vërtetë edhe virtual.
Ju që nuk i lexoni dhe mund edhe të ju iritoj shpesh herë, keni zgjidhje të përkryer nga Marku.
Ju Faleminderit nji nga nji të gjithëve!
Respekt pa fund për lexuesit e mi!
Unë nuk do të ndalem deri sa t’ia arsyetoj krijuesit tim hajdijen që ma dha!
I qofsha falë!