Më kujtohet kur e takova herën e parë .Sa shumë ishte e thinjur. Unë isha shumë e re.
Më pëlqenin shumë thinjat e saja! Nuk ishin thinjat e pleqërisë .Nuk e kuptoja atëherë se ato ishin thinjat e mallëngjimit të sajë. Thinjat e zemrës të thyer. Thinjat e jetës që e kishin vra para kohës. Thinjat e 3 humbjeve të një mbas një mrenda 14 muajve,të burrit që i vdiq në aksident në moshë 40 vjeçar, nanës dhe babës që i vdiqën mbas disa muajsh , dhe në bark e mbante jetën e fëmiut të katërt që lindi kurrë pa e pa babën e vet.
Vitet e luftës në Sarajevë që i priste djelmt nga lufta me frigë të tmerrshme në zemër e forcuan edhe më shumë. Ato thinja mershin ndriçim sa më shumë e vriste jeta. Sa më shumë shkatrrohej në shpirt aq më shumë i ndriçonin ato thinja më të bukura që kam pa ndonjëherë .
Ato thinja ngjyrë syrmi i jepshin pamjen e një Zonje të randë që ishte mbështjellë në gaucën e vet dhe kurrë ma nuk doli nga ajo guacë! Ishte mbështjellë me dhimbjen dhe qetsinë e përjetshme! Ishte betuar se kurrë nuk do qes lot nga syri por veç nga zemra. Edhe ashtu ndodhi. Nuk ia pashë as një herë një lot në sy por edhe gazi me zorë i dilte. I kishte dhanë betimin unazës !
Ato thinja ngjyrë syrmi ishin bujarija, gazi, loti, mburrja, dhe gjithë rrugëtimi jetës sajë! Kishte një madhështi të madhe në at ngjyrë syrmi ! Ku me ditë sa qindra musafir që kanë vizitu Sarajevën së paku një herë kanë hangër ato gjella unikat nga dora e sajë .
Bukën më të ambël nuk e ka qitë kush në Sarajevë sesa duartë e saja ,dhe sonte pushojnë në paqë ato duar bujare së bashku me dhimbjet e jetës sajë. Engjujt në qiell sonte qajnë dhimbjet e jetës që ajo e jetonte e jo vdekën e sajë . Sonte është e lirë nga çdo dhimbje .
Zot sa shumë pak kërkonte nga jeta. Sa shumë jepte nga vehtja !Kishte modestinë e përkryer në shpirt me një gjenerositet të pa fund .
Sonte kujtimet po kthehen në zemrat e familjes time prej pragut të derës që kemi jetu deri atë ditë kur kemi dalë.Mbetesh e përjetshme në kujtimet e dy djelmve të mi që aq shumë i ka dashtë. Mbetesh gjithmonë në kujtimet e mija dhe të gjithëve.
Pusho në paqë Bedrije Axhanela Zhubi.
Edmond, Diana, Virdzina Besnik dhe gjithë familja Ngushllimet ma të sinqerta ! Mburruni për kujdesin dhe dashurinë që ja keni kushtuar deri frymën e fundit. Lum aja që ju ka pasë sepse ju keni qenë arsyja frymës që merrte !