Po nuk u dashurove


Po nuk e deshte -stinën e vjeshtës ti o njeri nuk din me dashtë!

Po nuk e deshte -gjethin që bie në tokë dhe një milion ngjyrat para se bjen për tokë, ti o njeri nuk paske ditë kurrë ç’farë është dashurija !

Po nuk e deshte -një lule që hijeshon dhe është kurorë e mbarë botës, eh sa keq për ty o njeri që paske me vdek kurrë pa dashtë!

Po nuk deshte- por u dashurove veç në kopertinat e librit, mjerisht fjalë të bukur kurrë nuk paske lexuar !

Po nuk deshte- dhe kurrë nuk paske adhuruar një tingull të violinës, kitares, pianos, keq shumë që të paskën shurdhuar prej fëmijërisë!

Po nuk e deshte -një plak që ty të deshti ç’farë mund ti të flasësh për dashurinë ?

Po nuk deshte- dhe kurrë nuk i vërejte lëvizjet e brushës të piktorit sa keq.

Të jesh i verbër dhe të mbetesh pa at dashuri nuk është e lehtë aspak !

Po nuk e deshte -një fëmi zbathur duke u endur rrugës për një copë bukë ,ti o njeri nuk e din çka është dashurija dhe kurre nuk paske dashte me zemer .
Por….Aman sa keq për at fëmi.

Po nuk e deshte -një trung ,një dru të vjetër të gdhendur me milion rrudhat e veta, më fal por ti nuk din çka është me dashtë !

Po nuk e deshte -një qenush, një gomar të munduar, një kal të bardhë apo larosh,një kec, një qingj e një kitër , një elefant që din të vajton nanën që i vdes,po ku më dinke ti o njeri se ç’farë është dashurija !

Po nuk e deshte- dhe nuk fluturove kurrë me pëllumbin, fëllënzën, dallandyshen, ti nuk paske me shkel kurrë për tokë dhe për veç krahëve dhe shpatullave tua ,pasqyra asgjë tjetër nuk paska me të reflektuar !

Po nuk e deshte- po nuk u mahnite për mjeshtrinë e marimangës që mbaron kulmin dhe shtëpinë e vet, ti nuk paske pa ngrohtësi kurrë more i mjer!

Po nuk e deshte- një shegë, një fik, një kokërr ullini, një copë diell, një valë një milion vite histori,një grusht dhe të vendlindjes , po më vinka keq por ti o njeri nuk dinke çka është dashurija dhe nuk paske ditë kurrë!

Po nuk deshte- po nuk deshte çdo gjë e bukur që të rrethon dhe ti veç vëren një copë mishi që hec me dy këmbë , ah sa keq paske me vuajtë , sepse me dashuri nuk paske lidhje!

Po nuk e deshte- dhe nuk e shijove gyrbetin, jo jo ti nuk din fare se çka është dashurija për vendlindjen!

Po nuk e deshte-dhe nuk e provove një copë buk të hidhur, ti more mik nuk paske shiju kurrë dashurinë ndaj bukës të ëmbël !

Po nuk deshte- dhe nuk e shijove shijen e kafes në mëngjez, ah sa keq për ty !

Po nuk deshte- dhe e pin vet at kafe pa miq, mo Zot ma keq për ty që nuk e donke askend!

Po nuk deshte- dhe deshte dikend veç për epshet e veta, ta dish që epshet humbasin dhe ti mbete kurrë i pa dashtun e kurrë kush pa të dashtë ty!

Po nuk u dashurove- dhe nuk dite se dashurija është e madhe, i vogël mbetesh dhe i vogël vdes pa shijuar jetën !

Dhe pastaj më pyesin, pse kurrë nuk shkruan për dashuri !


Scroll to Top