Kafërdise mishin me pak qep,
Dihet…vaj ullini gjithsesi,
Biber,krypë , specë me marifet,
Magdanaz e netërs për bukuri!
Pshtjelle si n’bohçe rreshta rreshta
Zije t’pastë nana, kadal kadal ,
Edhe tuj e zi moj vajzë….
Shkruji da vargje, demek se s’deshta
Ma e mirë bahet ,nuk ka fjalë!
Ka nji pikë uj ,rri tuj ja shtu ,
Pak ufull rrushit ,sa për adet,
Shikoje kanjiherë ,e mas me pritu
Se edhe t’zimuni moj nanë,ka marifet !
Ah moj Filja jeme,që sat t’nigjova
Tuj menu se di ,ma mirë se ti
E para herë sat,si ti e marova,
Çka me thanë tjetër,se veç mrekulli!
Rahmet t’dhashë sat ,pa u ndalë,
Mu kujtu tanë kohën ,aja dora jote
Dorëamla jeme, malli m’ka marrë
Për kshillat tuja aq kuptimplote !