N’gur kam le, e gur jam ba
Pa nafakë Zoti s’mka lanë,
E kur zemra m’asht forcu
Guri u ba dhe, dhe toka u ba gur
Për mos me u rr’xu unë
Fort me u majt n’këtë dyrnja
Deri sa t’me pshtjellin n’pëlhurë
Kam me u mbajt për mur .
Mur kam ngrit
E mur kam hedh për tokë ,
Gur për gur kam mbledh
E mbi shkamb jam hedh,
Rrugëve t’botës kam bredh
E prap votrën teme kam zgedh,
Nuk kam lanë me tret
Vendin e andrrave kam gjet
Aty ku kam jetu
Aty nuk kam andrru
Por mes gurit e shkambit ,jeshillyk kam pru.
Gur bahet robi, e robi fort mbahet,
Nga andrrat e veta ,as shkëputet e as ndahet
Andrron detin, andrron diellin e vendit vet
Andrron deri sa asht gjallë ,e deri sa ka kivet
Nuk vyshket kollaj ,se me lot vaditet
Mbi fortesë jeton dhe me fortesë rritet.
Rritet e lartsohet, shkamb e gur bahet
Hiç nuk trazohet se si shkuma detit bahet!
Hidhet e përhidhet insani shkret
Shkum e detit bahet ,por zemra gur mbet.