Londër kupë me mjaltë m’u bane

Londër ,

Kupē me helm më ishe
Kupë me mjaltë m’u bane
Pa ftesë tande erdha
Me u kthy kurrë s’më ndale .

Me sy me t’pa
Me jetë me t’peshu
A je ti bukuri ma e randë
A jam unë për ty?
A të rendoj unë ty
A me rendon ti ?
Kurrë nuk ta kam thanë
Por unë vet e di !
Pse bukën ta ha
Dhe bukën ta përmbys ?

Londër,

Ti e bukura sorkadhe
Meriton ma shumë vargje
Dhe dashni ma t’madhe!

E bukura e dheut në verë
Dimnit më je perri
As jam ajo që të la
As ajo që rri .
Të gjithë ta han bukën
Por të gjithë s’i ke mik!
Dolli për ty me kupën
Që edhe prej teje vështirë me ik!
Londer….me vonesë të gjatë por edhe me ty kam ra n’dashni!

Sa e mirë e sa e vërtetë. Kjo për ne mërgimtarët që veç dorzohemi dhe i çojmë duartë

“Home is not where you were born. Home is where all your attempts to escape cease.”

“Shtëpia nuk është vendi ku keni lindur. Shtëpija është vendi ku pushojnë të gjitha përpjekjet tuaja për tu kthyer “.

Naguib Mahfouz

Scroll to Top