Pse aq shumë baltë?

Përsëri unë…..me ku hyni e ku doli ?
Kush e lexon shkel e shko, gja nuk ka me kuptu çka po du me thanë dhe ky lexim do të jetë veç një humbje kohe.
Nejse….. unë shkruaj gjithmonë për ata që i lexojnë me kujdes por edhe kur më kritikojnë kam respekt për mendimin e tyre deri sa ajo kritikë ka kuptim dhe nuk është ofendim.
Shpesh herë edhe më ndihmon me mendu ndryshe një mendim i juaji me vlerë.

Bota nuk vjen veç me dy ngjyra bardhë e zi , ka gjithmonë disa ngjyra gri , kuq, verdhe , jeshil e blu në mes.
Kam gjithmonë knaqësinë me nda mendimet me ju që sa e sa herë më shkruani në mesinger.Jam gjithmonë mirënjohëse për të gjithë.
Lexim të kandshëm 🌞

Popullsia aktuale e zonës së metrosë së Londrës në 2022 është 9,541,000, një rritje prej 1,22% nga viti 2021. Popullsia e zonës së metrosë së Londrës në 2021 ishte 9,426,000, një rritje 1,31% nga 2020.

Kur kam ardhë nga Sarajeva, veç nga mërzija, që ikëm dhe lamë pas gjithë të mirat, nuk më lente shumë përshtypje bukurija e rrallë e keti qyteti.

Ishte një rezistencë pasive shpirtit për mos me pranu realitetin e hidhur.
Sarajeva ishte një Parajse e vogël e ish Jugosllavisë .E mos të flas për ata që kishin një jetë të mirë.

Vazhdojmë me ditët kur jeta morri një kahje fare tjetër dhe ky ishte fati im dhe shumë të tjerëve .
Por jo të gjithëve i doli keq.
Pa ofendim ,por për disa fati u çel në rrugën e botës aty ky vendlindja ia kishte mbyllur çdo prag të derës.

Ajo çka më lente shumë përshtypje në këtë qytet që nuk I dihet fundi,ishte indiferenca e kalimtarit.
Askush nuk sillte kokën me shiku si dukesh dhe si je vesh.

Në fillim, njerëz që vërtetë më lejshin përshtypje sepse nuk kisha vërejtë përveç në TV , ishin veshjet e burrave me të bardha kryesisht që silleshin në zonat më të pasura të Londrës Hyde Park, Knightsbridge, dhe grave me të zeza ( nga shtetet islamike).

Ah thojsha me vetvehten , ky asht një diskriminim total ndaj gruas.
Gruaja që sjell lindjen të vishet me të zeza?
Gruaja që është shtylla e shtëpisë dhe konakut?

Pse këta me të bardhë e gruaja me të zeza, sikur të ishte e kunderta.
Në Ulqin dhe rethi Ulqinit, mbulesat ishin bezhbezi , kufija, benebreket, degrmitë dhe shamija me lloj lloj dezeni dhe ngjyra
Me të zeza nuk vishej askush në at vend përveç malazezeve.
Zonat tjera shqiptare të influencuara nga serbet dhe malazezet në raste të humbjes të dashurve tyne visheshin me të zeza.

Zemra i qante të gjithëve njësoj por njerëzit shpreheshin ndryshe.

Fare në fillim morra një averzion sekret ndaj arabëve në pergjithësi.
Nuk e di pse?
Nuk më kishte ndodhë ndonjë konflikt personal.

Bota primitive dhe mentaliteti ku lind,edhe kur nuk të edukon nana me qenë e tillë, automatikisht të sjell në vehte një paragjykim, pa dashje, pa arsye, pa nevojë.

Deri….
Vitin 1999 nisa me punu si përkthyese ,në një kompani e quajtur GRIP.

Pagesa ishte shumë e mirë edhe pse anglishtja ime nuk ishte aq e mirë.
Na në Ulqin at kohë ishim perfekt me gjuhë gjermane por jo me anglishten ,dhe nuk e kisha folur kurrë më para deri sa erdha në Angli.
Kishin shumë nevojë për përkthyes të gjuhës shqipe dhe sllave.
Aty takova qindra vuajtje dhe qindra njerëz nga ish Jugosllavija.
Tregime të ndryshme nga zonat e ndryshme.
Gjithmonë ishte një knaqësi për mu ,të ndihmoj aq sa kisha mundësi.

Por ajo çka më pasuroi dhe më ndrroi mendjen time ishte takimi dhe njohjet e përkthyeseve kryesisht nga Afrika dhe Azia dhe me kulturat e tyre.
Kam njohtuar nga gjithë shtetet tjera.
Vendet e punës më kanë kriju një mundësi të tillë.

Viktima të politikës sikur na, edhe atyne I kishin mbet ëndrrat në qiellin e hapur.
Ishin me profesione të ndryshme familje me edukime të larta dhe me pasuri e kamje që i kishin lanë mbas sikur unë dhe familja ime.

Nga Iraku, nga Somalija, Eritrea,Morocco, Algeria …..

Më erdh një ditë një ftesë nga një kolege e Irakut që shumë e kam dashtë dhe respktu.
Suha e kishte emrin dhe ishte mjeke.
Burri kishte pasë fat dhe i punonte si mjek kurse asaj nuk ia kishin pranuar dipllomën mbasi kishte diplomuar në Irak.

  • Eja më tha, se kam ftuar të gjitha përkthyeset nga disa shtete dhe disa shoqe të mija. Kam dëshirë që t’i ndajmë të gjitha eksperiencat tona nga që vijmë nga shtetet e ndryshme.
    Nuk hezitova aspak edhe pse jeton shumë larg prej Chelsea, fare diku larg në veri prej stacionit Sloan Square që ishte piknisja ime.

Trokita në derë mbas një udhëtim të gjatë gati dy orë .
Hapi derën, me një buzëqeshje që kurrë nuk e kisha pa më parë.

Për çudi kishte hjek shaminë . Pak u mahnita nga bukurija e sajë që nuk e kisha vërejtë më parë.
Nuk fola , veç i thashë që sa bukur po dukesh, “po ndriçon “i thashë.
E kuptoi shumë mirë ku e kam muhabetin por nuk e zgjati.
Ky muhabet u çel më vonë.
Zilja nuk ndalej, dhe veç vijshin njëra mbas tjetrës.
Secila që kishte shami, jo të gjitha e kishin, si hynte ke dera e hiqte at shami sikur me një revolt dhe knaqësi.
Më ra menjëherë në sy.
Durova pa folë.
Erdhën të gjitha.
Dhoma ishte shumë e madhe dhe kishte hapsirën për të gjithë.

Të gjitha dukeshin ndryshe.
Disa me shamija nuk dukeshin aq bukur at ditë që e kishin hjek, disa fare ndryshe dhe shkëlqenin nga bukurija!
Mendja nuk më rrinte rahat pa i pyet pse aq shpejtë i hjekën shamijat dhe bile disa i sillshin fluturimthi mbi ajrin e Londrës se ndotur dhe me shpejtësi I palojshin në çantat e veta.
Por për fat goja ndëgjoi arsyen.
-Rri Vildanë e knaqu e hiqu asaj punë sepse nuk di ku shkel fjala, më sillej konstant ky za I mbrendshëm.
Por në fund e gjeta taktikën!
Në vend se të bëjë pyetje u përgjegja vet që me një knaqësi të gjithë u pajtuan me mendimin tim.

  • Nuk më ka ra ,i thashë,kurrë në një ndenj me kaq kultura të ndryshme në një shtëpi si musafir këtu në Londër.
    Po më vjen aq mirë që shumë nga ju i njohtova sot në një ambient ndryshe dhe në një dritë ndryshe.
    Gjithmonë ngutemi prej punës me një “ “ Hi and bye 👋 dhe shumë pak na takon me nda mendimet dhe eksperiencat.
    Por dua të theksoj diçka që më la shumë përshtypje.
    Kur keni hy në derë ju me shamija, ende pa i hjek këpucët, ma se pari keni hjek shamijat.
    -Sa bukur ,vazhdova unë ! Shumë bukur.
    Religjioni nuk është modë dhe as nuk është dhunim.
    Religjioni është vullnet dhe sakrificë ,njësoj si ajo që shkon në gym dhe ushtron me orë deri sa djersitet në palcë, njësoj si meditimi dhe yoga, njësoj si ata që ngjitjen mbi majat e malit Mount Everest njësoj si vrapimet për bamirësi me qellim të donacioneve për kancer, Alzheimer’s, Down Syndrome.
    Jam e sigurtë që edhe juve nuk ju pelqen shamija as mua nuk më pelqen, por vullneti juaj dhe një sakrificë e qetësisë të shpirtit po më mahnit. Nuk është lehtë gjithmonë të durosh këtë peshë në kokë në ditë vere.
    Një sakrificë njësoj si agjerimi, njësoj si dijeta, si ecjet e gjata në takim me Isus Krishtin në vendlutjet e ndryshme në botë.
    Njësoj si ai që del vrapon në ora 5 të mjesit dhe nervat m’i prish me at fanatizmin që nuk e ndrron drejtimin nëse ti i del perpara dhe nuk ta lëshon rrugën.
    Të gjithë këto janë menduar dhe shpikur nga njeriu që vijnë në emrin e Zotit që ende nuk e kemi takuar por shumë i besojmë.
    Pse?
    Pa sakrificë nuk ka asnjë bashkëjetesë , asnjë paqë.
    Kur peshojmë në kandar secilën lëvizje që e bëjmë, kandari diku peshon më shumë, rëndohet dhe thehet.

Sepse të gjithë kemi nevojë për ngushllim të shpirtit.
Kemi nevojë me ndalë epshet e shfrenuara, vrasjet, dhunimet, që secili religjion i akuzon , nuk i lejon dhe i akuzon….vazhdova unë deri sa të gjitha hynë në një debat të pjekur dhe të arsyeshëm.
Ishte një bisedë e gjatë aq e bukur aq e randë me kuptime deri sa nisën zorret e barkut me këndu .
E Zonja e shtëpisë fluturonte nga e gjithë kjo atmosferë që askush nuk kishte guximin ,me ia shkel gjithë at mund që e kishte bërë .
U ngritëm të gjitha me një hov të një tryeze madhështore.

Çka me pa?
Një tryezë e shtruar që veç në darsëm apo në hotel me 5 yje e sheh.
Në mes të sofrës semaver, ibriku I madh i çajit.
Pjata me lloj lloj ushqimi.
Bukuri të sofrës me kulturë islame nga Iraku persiane, lebanese, turke…..
Shije me bilmesa të reja.
Dolma të mbushura me lloj lloj perime.
Gatime nga brumi që asnjë botë e “ civilizuar “ nuk e shijon nga gratë e veta por e blen të gatshme.

Obbbbbobooo erdh rendi ëmbëlsirave!
Ku me ia nisë?

Ishte një ndenj që kurrë nuk e harroj.
Më mahnitshin besedat e tyre.
E fascinuar, unë që flas nganjëherë shumë, at ditë kisha mbet pa asnjë fjalë.
Kisha pak problem me qafën që sillej majtas, djathtas, karshi ,mos po më shpëtonte ndonjë muhabet.
Një muzikë që edhe një DJ më i përsosur nuk kishte ditë për at selekcion aq të bukur.
Ndenj që e mbaj në mend .
Nuk ishte andërr!
Mësova shumë at ditë.

Prej asaj ditë unë nuk u ndala me leximin e kulturave të ndryshme nga gjithë shtetet që e karakterizojne at shtet me diçka ndryshe.
Islami, feja katolike, ortodoxe, hebreje…. cila don që besimtari vërtetë I beson ka me mbet gjithmonë deri sa të jetë njerzimi.
Gjithë këto frymat e reja me qëllime të egra, si vijnë ashtu edhe kanë me ik.
Ashtu dua të besoj.
Në një logjikë të shendoshet dhe të arsyeshme.

Personalisht nuk më pengon një luftë kundër shamisë dhe mbuleses që mund të jetë edhe e arsyeshme, sepse nuk jetoj aty ,por po më pengon e gjithë panjohurija e kulturave tjera që aq shumë pa pikë arsye po përdhunohet.
Më pengon gjuha e vrazhdë, egërsija, talljet e lloj lloj kalibri të qytetarit .
Më pengon një përgjigje qesharake “ pse pra ti nuk e ven shaminë ?

Po përqeshen me aq ironi gratë dhe varzat tona me lloj lloj fotografi dhe imazhe ironike.

Thuaj se ata ju kanë fajin që në vendin tonë çdo influence fetare shëndrrohet në politikë , por influecat PERVERTE shëndrrohen në trend dhe adhurim pa u lodhë kush për një të re në moshë që del gati fare lakuriq ne videospot tiktok apo në programet tona të TV-së .

Jo more njerëz nuk na ka faj as Irani, as Turqia , as Iraku, por na ka faj opozita që po shëndrrohet në kulshedër, na ka faj politika Edi Rames me OB , na ka faj vetvehtja.
Kur të rregullohemi si komb mes vehtes, religjioni ka me mbet veç për besimtarin e vërtetë si at të islamit si për at të krishterin dhe orthodox-in .

Keni ndegju për Universitetin e parë në botë , për Sirinë , për Irakun, Andalusia?
Arqitekturën, ushqimet dhe bilmesat më të mira në botë?
Për Iranin që është shtet me fe islame, por me një rezhim të egër fanatik.
Po po ky regjim që e kishte kthy Iranin me shekuj mbas.
Por ka ndëgjuar dikush për Rehza Pahlavi dhe oborrtarët e ti pa shamija sa shumë e kanë grabit shtetin. Irani vërtetë kishte demokraci por kur iku , mbreti morri gjithë pasuritë dhe interesat e veta.
Pra edhe këtu janë frymat politike kurrsesi fetare që shkatrruan at shtet.
Në Siri kush e shktarroi at vend?
Gabimi ynë është që nuk dallojmë interesat politike me intencat e veta që gjithmonë ama gjithmonë përdorin religjionin si pushkë pa zë .
E ata vijnë gjithmonë nga lufta e mbrendshme e politikes mes partive që secila ngreh konopin në drejtim të vetin deri sa at konop e sjell rreth qafës të atyre që bijnë viktima.

Zgjohu o njeri e mos e bene armik vetëvehten !
Ndimoje shtetin dhe kombin me vepra, dhe me fjalë që sjellin arsye.

Çdo dhunim I vullnetit sjell revolt dhe inat.
Merreni puntë shtruar dhe pa u ngutur!
Nisuni nga koka dhe prioritetet dhe jo nga b….
Shamija nuk ju ka faj dhe kurrë nuk ka me qenë arsye ,na si shtet dhe komb me mbet mbas.
Gjeni arsyen e vërtetë ,nëse doni me shpëtu si komb !
Kapni hajnin për bishti ,rrencin për veshi e trathëtarin për mjekërr.

Kombi është gjaku, religjioni petku që e veshim kur kemi të ftohet dhe e xhveshim kur nxehemi ! Është meditim, qetësinë e shpirtit ia sjell veç besimtarit të vërtetë.

Një kalë nuk i intereson se sa dijeni keni , derisa ai të dijë se sa ju interesoni për te .Vë dorën mbi kalin dhe zemrën e ke në dorë.

Guximi është ,të jesh i frikësuar për vdekje, por gjithsesi të mbash shalë dhe t’i hypësh kalit
John Wayn,


Scroll to Top