Legjendat e qytetit tim
Natjet ia nis’shin me at si ke n’njef , a ke fjet?
U çonte nana e para, dhe në gjum ala pa çil mirë syte dimnit e nijshe tuj nez shporetin, verës tuj la aborrin.
Nigjojshim bisedat e saja me kajshite, ankesat e gjumit natës ,dhe hallet e ditës.
Nji ka nji u çojshin të tjerët. Baba me shku në Solanën e ti , vllej dhe motra me shku në shkollë ose pazar.
Por i pari prej të gjithëve ishte gjeli bukurosh me at kukurikuuuuuu!
Natjen ,nanat e babat e nis’shin me erën e kafes asaj kafes t’pjekun.
Dhe dita fillonte me qull, valë e pervlume me vaj ullini ,nga buka që tepronte dhe forcohej ,galetta me tamël,ose bukë e bardhë e xet me vo t’fërgume dhe ndonji byrek.
Shpija kishte lezet!
Por ajo që unë shumë i kam dashtë ishin galettat.
Galettat me tamël të vlumë , me pak sheqer e dikush i hante me krypë .
Kishin nji shije për marak.
Shkonte me i ble baba , nana ose njini prej fëmijëve .
Po ku ma mirë se ke Xhaviti?
Ishte pak rrugë e gjatë deri sa mrrishim sepse era e bukës ndihej larg !
Kifle, bukë e bardhë, e zezë, galettat, byrek.
Natje të xeta, të mira dhe i vinte gjithë qytetit era bereqet.
Si më shifte mu, gjaja e parë që më thonte ishte “pa ku je moj Filja e vogël?”
Dhe si me të njofshëm ,perkujdesej gjithmonë me zgedh ma të mirat bukë, galettat ose kiflet.
Me hapej zemra por kurrë nuk i kam thanë se sa mirë më vjen që me theret me emnin e nanës. Kam qenë e vogël me shpreh at mirënjohje të madhe.
Xhavit Milla, nji babë, i shumë varzave që secila asht ma mirë e ma e dashtun se tjetra.
Xhaviti që kurrë nuk e ke pa të mrrolun.
Gjithmonë me buzqeshje dhe fjalë të amla.
Shenj I qytetit tim.
Sa herë që kaloj para duganjes italiane Luigi’s Delicatessen ,dhe shoh dy tri galettat me çmim marramendës , më kujtojnë Xhavitin me gjithë bereqetin e qytetit tim.
Disa njerëz shëndrrohen në punë dhe profesion të vet.
Xhaviti ishte i mirë si buka.
Ashtu e kujtoj qytetin tim.
Me njerëz të mirë, të ndershem që luftonin për kafshatën e gojës gjithmonë me mburrje dhe dinjitet.
Mos u harrofshin kurrë kujtimet e bukura dhe njerëzit që i kanë dhanë sharm dhe shije qytetit tim ! Ishe mirësija e qytetit tim .
Ti ishe vet qyteti !Shenj i fjales mirë.
Ashtu të kujtojnë shumica.