Gushbardhi i fundit që përvlon çdo verë
Por jo edhe në Londër ,dhe jo çdo herë
Nga vera lodhesh
Me rreze s’durohesh
Vjeshtës rendin nuk ia lëshon
Deri sa me rreze nuk na përvlon
Ti gushtbardhi bukur!
Netët e nxehta me plot mundim
Të bukura ,e ku ti marrim kur ikin
Që i kalojmë me aq ankim?
Nxehtë thojmë,
Nxehtë i madh ,s’durohet
I madh e i vogël ankohet!

Por kur të ikësh ti o gushtbardhë
Ditë numrojmë pdhe lusim me na ardhë!
Zotni i madh je,
Verën e përcjell ashtu tuj hesht
Me fiqt e fundit dhe rrushin në vneshtë,
Kur piqet rrushi vera iku
Shegës, portokallit ,rrugën ia leshon fiku.
Me rend, me rend vijnë
Ardhshin me t’mira !
Thinjat mbushin krytin ,
Zogjët shterrin fytin,
Por vitet vazhdojnë me ardhë!
Mbi drunin e molles mbi bukuroshen dardhë !
Gushtbardhi im,
Edhe nji vjet mezi të pres
Frymën me ambëlsi e merr
por për ty nana që pret fëmiun nga larg me i ardhë, shpirtin len dhe vdes!
Shtatorit rrugën me gjelozi ia lëshon
Viti iku dhe dimnin lajmron!
Gusht , eja, eja përsëri,
Jo si këtë vit ,
jo me marri,
Diku me djeg e diku me ngri
Por eja si dikur,
Eja me njerzi , pa nervozë e pa mërzi!
Ndarjen mos e ban të vështirë
Kur ndahet ke dera nanë e bir.
Bani të lehta si gjethe lamtumirat
Ndarjet për s’gjalli janë fort të veshtirat!
Ti gusht….gushtbardhi!