Para disa viteve në një mbledhje që kishim në punë,nuk më kujtohet se kush ia bani nji pyetje mjekve se cila sëmundje është ma e vështirë për njeriun.
Alzheimer’s?
Cancer?
Multiple sclerosis ?
Paraliza?
Njeri nga mjekët që është shumë mendjeprehtë dhe me nji përvojë të gjatë pune ,hiç pa mendu u përgjegj.
I kam mjekuar dhe i kam takuar të gjithë para vdekjes.
Secila është e vështirë në mynyrë të vet.
Alzheimer’s është ma e randa kur njeriu nise e kupton se çka ka me e gjetë. Por sa ma shumë që rëndohet gjendja pacientit aq ma shumë bahet e lehtë për pacijentin por vjen e rëndohet shumë për familjen.
Njerzit ma të lumtur para vdekjes janë me Alzheimer’s, sepse I harrojnë të gjithë dhimbjet e shpirtit. Ata edhe dhimbjet e trupit i durojnë ma së lehti. Nuk frigohen nga jeta as nga vdekja.
Frigohemi dhe tmerrihemi na kur jemi pran tyre dhe nuk na njohin. Dhemb zemra dhemb.
Kurse gjithë këto smundjet tjera ose ban mirë ose vdes por gjithmonë je me frigë .
Nuk është lehtë t’i shohësh çdo ditë para se i çojnë në shtëpitë e pleqve.
Hiç ma larg javen e kalume nji gru shumë e Zonja e nji profili të lartë erdh hic pa maskë, trokiti në derë, . Kur e hapa derën u habit pse ia dhashtë maskën, gel dhe ia mata temperaturën para se hyni në GP.
Nuk e kishte iden çka po ndodhë në rruzullin toksor.
Kur e shtina mbrenda më tregoi që kishte thy dorën dhe I ishte aj bajagi.
Nuk I kujtohej kend mundet me thirë mbasi duhej me shku drejtë në spital.
Nejse , morra vesht ,e thira shoqen dhe erdh e morri.
U vertetova në fjalë të mjekut.
Deri sa ajo doli me dorë të thyer, nuk harroi me thanë faleminderit “ you are so much appreciated, what would I do without you?”
Deri sa asaj syni tak ma nuk i bante unë kam qenë gjithë ditën me zemër të kputun edhe pse nuk e kam familje.
Është paciente tash 10 vjet dhe kur e di se kush ka qenë para disa viteve dhe sa muhabetin e kemi ba sa herë që vinte…..ku mos me të shku lot.
Dita ditës gjendja i keqsohet deri sa në fund shkon në care home.
Kemi shumë të tillë , dhe jetojnë në Rosary Gardens ose mahallat afër nesh.
Ne ende na kanë si shpresen e fundit.Mërzitemi shumë kur një ditë shkojnë në care home dhe nuk i shofim ma. Me dashtë Zoti kujdesin ta ken si duhet. Kujdesi mirë me shumë durim është çdo gja për ta.Janë të lumtun në botën e vet.