Familja Zhubi në Sarajevë edhe shumica e familjeve shqiptare , kanë qenë të njoftuna për musafir që na kanë ardhë pa u ndalë.
Ditë pa musafir nuk na ka kalu.
Sarajeven e donin të gjithë.
Vakt pa vakt, lajmru pa lajmru, na gratë kemi ndej gaditu .
Ka 5kg qofte, ka 5 kg mish të pshtjellun sarma në friz gati gjithmonë i kemi pasë. Edhe natyrisht ,turshi e suxhuk me nji amelcinë shtepije gjithsesi.
E kta tjerat buk ,kos , djathë ullinj,vo gjithmonë i sillte Zoti, kurrë pa to nuk rrijshim.
Mirë por ka ba vaki edhe kjo…
Nji natë kushrini burrit tem, e takon nji gjakovar në Bashqarshi, dhe nga gzimi e merr me vehte dhe e çon në shtëpi .
Llafe ,muhabet knaqet i Zoti shtëpisë me lajmet nga Kosova që ia solli musafiri.
Internet nuk kishim atë kohë .
Gruja vet hiç pa ditë , bjen në siklet sepse at natë nuk i qëllon asgja në shtëpi. Si kurrë bile ma parë.
E lut nikoqiri musafirin, e lut e lut pa u ndalë,a do këtë ,a do ate ,por musafiri kishte qenë i ngit ose sikur ia kishte ditë hallin zonjës shtëpisë dhe refuzon çdo gja.
I Zoti shtëpisë nuk ndalet dhe në fund urdhëron të shoqen , bile sillja nji lang musafirit .
Mirë pra thotë musafiri, mos me ta prish qefin,ban nji lang.
Hynë e shoqja në kuzhinë dhe nuk del ma aty pari.
E more Zoti im ç’farë kohë e sikleteve ka qenë ,le që na bijshin musafirin hiç pa na lajmru, por edhe na vinte turp me thanë që nuk me ka qellu asnjë lang në shtëpi.
Hyn në kuzhine dhe nuk del ma.
Bahet musafir në shtëpi të vet . Të shkretës nuk i kishte qëllu as ai lang at natë .
Gja që kurrë nuk ka ba vaki në at shtëpi gjithmonë me bollyk,që veç tamli shpendive mungonte ,por qe de ,edhe kjo kishte ndodhë!
Nejse dyshekun ia shtron musafirit vet i Zoti ,sepse të shoqen e hupi toka !
Kur ma tregonte shoqja at tregim mu lot më dilshin nga gazi.
Nuk me ka qillu thonte kurgja në shpi,veç lang i turshive me i qit!
Paramendoni, me i pasë dalë musafirt me nji gotë lang turshi!
Por jo, ajo u zhduk at natë , u ba hije në shtëpi të vet.
Ajo me seriozitetin ma të madh më thonte ,ti mos qesh moj,a e din ti se sa në siklet kam qenë unë ?
E di e di ,por ajo aq lezeçëm e tregonte dhe me aq siklet ,që ishte e pa mundun mos me qesh.
Pa marrë para syshë ishte kohë e bukur për Zotin ,edhe pse shpesh na digjte gërbaça prej musafirve.
Ka vlu prej shyretit dikur ai qytet i bukur!