I kuj asht Ulqini dhe e kuj asht Londra

Gjeografija, asht gjithmonë viktima ma e randë e historisë,
Gjithkush për qefi si don e qendisë
Më leni thotë rahat ,se shumë pasoja kam,
Sa herë që më ndrroni ma lëvizni nji shkamb!

Historija shkruhet jo gjithmonë si duhet
Lapsi në dorë jo gjithkuj i duhet
Ai që fiton betejën, e shkruan at histori ,
Ndrron drejtimin e lumit dhe ndrron çdo kufi!

Mos aman po thotë,me leni rahat
Se as historiani nuk asht gjithmonë ispat!
Si tokë e Zotit pse duhet të ndahet
Si krijesë njeriu ,perse po përçahet!

Jam lodhë aq shumë,jam lodhë nga historija
M’i leni rahat ,gjithë tokat e mija .
Kufi kush vuni ,qoftë i mallkuar
Kemi veç nji jetë ,dhe duhet jetuar!

I kuj asht Ulqini e kuja asht Londra
A asht ma i mirë Parisi a asht ma e bukur Shkodra,
Përse të gjitha tokat,mos t’i gezoj njerzimi
Të ngopemi me lulet, dhe me pak erë blini!

Deri kur historija do ta shkatrron gjeografinë
Deri kur njerzimi do të bjen viktimë ?
Betejat e humbura apo të fituara
Nuk janë gjithmonë si duhet të shkruara !

E na, e na mburremi me vrasjet edhe me luftat,
Sjellim me shpejtesi grykat edhe pushkat
edhe kur mbrohemi edhe kur sulmojmë
Sepse ashtu dojnë ata që sundojnë !

E shenjtë asht historija por përçan njerzimin
Bjen lufta të egra, sjellë veç shkatrrimin
Dhe kush e pëson, ma shumë se unë,
Po thotë gjeografija, që u lodhë aq shumë !

Scroll to Top