Asht nji than’je e vjetër afrikane,që thotë
“mas u krekos si gjel me kukurisje të pulës , e mas kukuris shumë tuj ba vo ,se vijnë dhelpnat e ti hajnë .”
Kam qenë shumë e re kur vijshin musafir në shtëpinë tonë.
Muhabeti burrave ishte shumë ma i zashëm se i grave.
Nanat flitshin për punë që kanë kry gjatë ditës, për shakillyqet e ne fmive , për denji punë dore, për gatime, dhimjet e krytit e trupit kurse burrat….
Niseshin në fillim me biseda humori, mesele, anegdota për Nasreddin Hoxhën, që të kishte lezet veshi me i nigju deri sa niste me u prish havaja me ata bisedat tjera….
Kryesisht ishte politika.
Dy taborre të ndara gjithmonë mes tyne dhe shpesh ngritej zani kur nuk pajtoheshin.
Unë si e re nuk më pelqente ky tension në bisedë aspak.
-Rusija si fuqi politike ka me marrë botën, thonte njani.
-Ja par Amerika, ku di ti mere, hiqu ti asaj punë,vazhdonte tjetri.
Dhe gjithë puntë e botës ndreqeshin në odat tona pa e pa kurrë realitetn e dredhun me njiqind litare për kombin tonë jashtë asaj odë .
Kuvendet me çifteli ishin ma të arritshme se çdo kuvend në dyertë e Evropes që gjithmonë na ka mashtru ,sepse ka mujtë me na mashtru !
Jo që jemi budallë , por për lakmi dhe përkulje ndaj të huajve, gjithmonë e hajmë b…
Ishte shpesh herë dhoma me tym të duhanit ,por edhe u tymoste nga atmosfera që nxehej nga politika e minderit të burrave.
Bante vaki që aq u rrite tensioni sa që ndonjeni që idhnohej ma shumë, merrte xhaketën me vrull dhe dilte me hov nga dera sh’pisë që përplasej me hov, pa thanë natën e mirë.
Zakonisht kta biseda baheshin dimnit kur net ishin të gjata , bisedat e zhurmshme për politikë me zero tolerance pa e nigju njini tjetri deri në fund.
Komunizmi, Enveri, Stalini, Tito, Palestina, Amerika, Rusija,Mao Zedong që shqiptohej si Mao Ce Tung, burgjet e ashpërta në ish Jugosllavi , vrasja e John Keneddy ….ishin disa emna që me kujtohen nga ata biseda e fminisë dhe trillykut tim.
Kryheshin vonë, bante vaki mbas misnate kur delte nana me babën me i përcjell musafirt ke dera që kur u hapte ajo derë,hynte mbrenda nji të ftoftë që të dridhte tanë trupin.
Terri mbulonte qiellin ,por yjet në qiellin e Ulqinit shifeshin netëve të ftofta, kurse atyne netëve me shi dhe kur frynte murlani të vinte mirë që ti ke pasë musafir, e ti nuk ke qenë musafir me dalë jashtë në ata net të ftofta .
Ishin shumë biseda të mërzitshme këto të politikës dhe mu si e re nuk më pëlqejshin fare.
Edhe pse kurrë nuk i kam kuptu, edhe për tensionin e zanit edhe për arsye se ishin biseda të kota, nuk i kam dashtë aspak.
U rrita e u plaka me fjalë t’thata të politikës tonë shqiptare.
U rrita e u plaka burrat tonë tuj rreh uj n’havan.
Në anë të grave e feministe e përflakun kurrë nuk kam qenë, sepse gjithmonë dashnija për babën tem nuk me ka lanë veç me marrë nji anë ,por si duket ka ardhë koha me kuptu që baballarët dhe burrat tonë janë të mirë si babë , si burrë , si mik, si njeri familjar, si poet, si piktor, si ekonomist, si luftëtar architect, dhe shumë e shumë detyra tjera, por jo si politikan.
Ka shumë emna të njoftun në art, në muzikë, në luftë, në sport që baballarët tonë kanë lanë namin, por në politikë ,ma shumë faqja e zezë se sa nder e mburrje !
T’huaj në vend të huaj e t’huaj në vend të vetin po doni me lanë këtë komb të shkret.
Shumë pak kanë vdek si burra të ndershëm kush do që u ul njihere në at fotelë, si ata të Shqipnisë, si ata të Malit Zi e Maqedonisë, si ata të Kosovës!
Edhe pse të mirë në luftë e në mbrojtje të atdheut, njihere si e kanë provu fotelën, gjithë meritat e veta i kanë shkel pa mëshirë.
Sa e sa herë jeni djeg me çorbat e nxehta , tuj e shti at lugë dreqit në gojë veç e veç me e provu at gjellë të pregaditun nga të tjerët si mashtrim për ju,pa nxanë mend kurrë se i huaji nuk na don pa nisë na ,me dashtë vetvehten .
Leni politikën Vjosave tona që po na zbardhojnë ftyren në gjithë botën ,e ju burra e baballarët tonë ,merruni me çdo profesion tjetër që dini ,aman veç hiç ma me politikë !
Nuk dini me u marrë me te edhe pikë!
Ju han politika e kopilave për s’gjalli !