Me ec kam harru

Me ec kam harru
Tuj u ngut e vrapu
Si mizat e dheut
Me kullat e Beut
Bible ,Kuran ,
Indi, Pakistan
Gjuhë e dialekte
Mahnitje perfekte
Ka çka nuk ka
Mundësi për çdo gja!
Prej t’keqes n’ma t’mirë
Prej t’bukurës n’shëmtirë !

Gërshet me gërshet,
Pëllambë e gjurmë
Tanë ditën zhurmë
Bardhë e zi
Afrikë dhe Azi
Katund e qytet
Ec rrugës tande
E askush gja s’te vet.

Londër, kam nisë me u frigu
Që kam nisë me të dashtë
Vonë e kam kuptu
Sa t’forte e kam këtë rrashtë !

Scroll to Top