‘N’thellsi t’bunarit
Unë tuj i majtë të freskta kujtimet
Pa u lagë e pa i djeg dielli
Pa i ra pluhni kohës
Pa i ra pikat e shiut prej qiellit
Pa i tret shkëlqimet
Tuj i rujtë fotot s’bashku me shkrimet!
T’bukurin kujtim pa e harru
Tuj e rujtë si zogun
Si f’minë n’gji tuj e shtërngu
Me andrra tuj i përtri çdo natë
Me mall për pragun dhe shtëpinë
Për familjen dhe shoqninë!
E ata si treni që dredhon rrugë
Tuj hy në fusha dhe kodra
N’tunel tuj hy e dalë
Kurrë pa u ndalë,
Herë si hije n’andërr na vijnë,
Kunorë dafinash kanjiherë në andërr na sjellin
Me krah dashnije në gjum na p’shtjellin.
Da shkojnë e kurrë nuk vijnë ma
Da kthehen t’penduar pa ba za!
Da da aty mbesin aty në zemër gjithmonë!
Edhe kur si shofim edhe kur zanin s’ja ndijmë
Veç që të dojnë ,shumë mirë e dijmë !
E unë në at bunar t’ftoftë akull
Të freskët i mbaj kujtimet!
Da fleta kamomili,
Da dredhzë e da kokrra qershija
N‘Vjeçnicë t’Sarajevës
I çojnë krahtë e mija!
Pa u pendu aspak për at bukuri t’rinisë tonë!
Sa më g’zove sot me at za
Ose më eja në andërr,
Ose unë të erdha z’gjandërr!
M’ka marrë malli me t’pa!
Je bumallë e gjallë !
T’i shpalojmë bashkë ata qendisi t’Sarajevës
Në mindil shoqnisë të shkrum!
E ti princezë më eja në gjum !
Masllahat e gaz si dikur t’bajmë pa pra!