A të du kur jam afër

Kam mendu kur t’kam n’grusht,
E aty jam tuj sejru
Kur t’kam afër s’di çka me shkru .
Kam mendu që shkruj veç prej mallit.
E veç prej s’largut di me shkru për ty !

Por jo,nuk asht e vërtetë!
Ti valën nga g’zimi e hedh përpjetë
E ajo valë prap zhytet në det
Kur jam larg teje ,shkruj nga malli
Por kur të vij aty ,do të tretem s’gjalli!
At qiell t’kaltert veç ti e ke
M’kaplon e m’rrëmben
Si vetima me rr’fe!
At diell e at det kam me i grabit
Veç mas e lafsha ,pa e përjetu këtë ditë!

E tesh që erdha e shkela si hajneshë
Këtë ditë janari të ftoftë
Mas shtatë viteve mezi t’kam njoftë
Sa shumë qenke ngarku
Sa shumë t’paskën shkatrru
Nuk di a me u mërzitë a që erdha me u g’zu?
Malli sa shumë m’paska marrë për ty
E unë nuk e di
A me t’shiku me zemër, a me t’pa me sy?

Kam mendu kur t’shkeli e vi k’tu
Nuk di ma për ty me shkru!
Ke Molja kam me u ul këtë ditë Janari
E me t’thanë mirë se t’gjeta e t’u ktheftë ai nur prej ari!
Se me u nal me shkru për ty
N’mend s’e kam
Sot tuj t’marrë erë e n’shpirt tuj t’përkdhelë,
Gjurmët i gjeta rrugës që dikur si lule I kam mbjellë!
As nuk ishin fshi as nuk ishin zhduk ata gjurmë
Kam me ec mbi ta tinës si dikur hiç pa ba zhurmë!
E kur t’kalej rrugën e pazarit n’dakik
Kam me shpejtu rrugëve t’ngushta
Me t’thanë se t’erdhën jabanxhitë!
Se ata kurrë prej teje s’janë largu
Me vejdi t’kanë marrë kudo që kanë shku!

 

Scroll to Top