Ah japrak japrak Ulqini

Unique

Të dojnë burra të dojnë gra
Të dojnë varzat edhe djelmt e ri
Je unik dhe me ty nuk ka
Të marrë erë deri n’Angli !

Ta kam borxh një rapsodi
Si gurmane e përbetuar,
Kah me ia nisë as vet se di
Sepse je aq i bekuar!

Krrr krrrr krrrrr zihesh ngadalë,
Vaj ulliri veç Ulqini
Je i shijshëm je i rallë
Zihesh në tavë me kapak florini!

Me pak mish, oriz ma shumë,
Era netrës arrinë në kojshi,
Gjeth jeshil fildish i çmum,
Gjithë mahalla ta ka lakmi.

Kush mish t’thatë e kush gjeth lari
Ta shtojnë shijen per qefin e vet
Je mes gjellnave je ma i pari
Je për Elizabetën je për mbret!

As Nigella as Oliveri
Shijen tende nuk ta di
As Gordoni e as Marcinelli
Të mbarojnë si n’Ulqin nuk di !

Je mjeshtri , mjeshtri e rrallë
Krrrrr krrrr krrrr tanë marifet,
Ngjyrë tirkizi dhe qilibar,
Kafshatë e jotja t’kujton n’xhenet !

Ah japrak japrak Ulqini,
Se di bota sa i mirë je
Vaj ulliri me ngjyrë florini
Për kokë tande unë bëj be!

Kadife jeshile , bahçe xhenetit
Ermirë i shijshëm të vdekurin e njallë
Për sejdi të madhe i qitet mbretit
Ah për ty jeprak se ç’më ra mallë .

Me ditë mbreti sa i mirë je,
Vjen në Ulqin dhe mbaron shtëpi
Me ditë mbretnesha se për ty baj be
Jeton n’Ulqin e s’kthehet n ‘Angli

Xhenetin e ksaj botë kush e shijon,
Diell det dhe ajr t’kulluar
Japrak Ulqini le t’provon
Shijen kurrë s’ka për t’harruar!

Ah japrak, japrak Ulqini…….


Scroll to Top