Kafja

Ishte dimër dikah viti 81-82.

Më telefonon gruaja e shokut Samiut një mëngjez hejret dhe më thotë :”po vij me pi kafen e mëngjezit me ty se edhe djali (që ishte ende bebe),sa u zgju prej gjumit e veç po bahemi gati dhe vijmë menjëherë .

U gëzova sepse edhe ashtu ishte një ditë e ftoftë dhe pak e mërzitshme.Nuk vonoi shumë mbasi edhe nuk ishim larg njëra tjetrës. E pregadis kafen dhe ia vej përpara.

Një shikim pak i çuditshëm nga dhe qetsi për moment. E theu qetsinë pak si me mospëlqim dhe pak shikim kritik .

“Po të kisha dashtë me pi kafen vet ,nuk kisha dalë këtë ditë dimri ,por mendova dhe pata nevojë me pi me dikend kafen dhe prandaj erdha.”

Porosinë e kuptova .E kuptova aq mirë sa që edhe sot mbas gati 40 viteve nuk e harroj.

Por jo që e kuptova por ishte dita kur unë nisa me pi kafe dhe kurrë ma nuk u ndala .Ishte një kritikë aq me vend sa që më erdh turp dhe e vuna kafen menjëherë.E pina si me zorë se nuk e dojsha dhe nuk e kisha pi ,ndoshta rralle ndonjë herë.Ama vërtetë, ajo porosi ishte me vend dhe më mbet si një vulë.

Por edhe ….. aty ia nisi !Nuk kishte ma te ndalur.Mëngjez,drekë,mbas ditje,darkë,mbas misnate.Vetëm ,me Samine,me shoqe,me kojshi me familje.E ambël,me sheqer pa sheqer,shumë e pjekur,pak e pjekur ,mesatare.E bluar me mulli dore ,me elektrik.Filxhan i vogël,i madh,i mesëm.Late,capuchino ,expresso,double,single. Nero, Costa, Waterside, Starbucks .S’kisha ma të ndalur.S’kishte kush t’më ndalë me kafen time.
Ka t’ia nisi. Prit prit pak se nisa tregimin pa e vu xhezven. Ma se parë t’i çeli sytë . Kafja ime! Më fal që nisa tregimin pa ty , sepse nuk di me ia nise ditën pa shijen tënde!
Të dua kur çeli sytë, të dua kur jam ngishëm, të dua kur jam e merzitur, të dua kur jam e lumtur,të dua të dua shumë….

Ka histori të gjatë .Ka tregime .Ka anegdota për te.Ka misteri.

Ka dhimbje ,ka lot ka padrejtësi gjatë mbjelles dhe korrjes.Ne e pijmë dhe kurrë mendja nuk na shkon sa fuqi puntore dhe djersë u derdh.Sa mund dhe kohë pak e paguar për puntorin.
Por kafja ime unë të dua turke ,të dua angleze,amerikane,bosanska…..!

E therasim turke por turke nuk është. Thuhet se origjinën e ka nga Etiopija.Disa tjera dëshmi tregojnë se kafeja turke ka nisur të konsumohet në manastiret sufi të Jemenit në shekullin e 15-ë.Por ne shekullin 16 veç përhapet aroma e sajë në Indi,Turqi,Persia,Afrike,Europe dhe botë.Mbas ujit është pija më e madhe në botë.

Vjen kah shekulli i 17 në Evropë një pije e pazakontë dhe quhej shpikja e hidhët e djallit.Bile edhe disa klerik në Venedik dënohen për ardhjen e sajë sa që u desht edhe Papa Klementi të ndyrhynte por para se ti denonte ai u desht ta shijonte.Pasi i pelqeu aq shumë ai dha aprovomin për te.

Në Angli,Austri,France ,Holland,Gjermani kafenete shpejta u bënë qendra të aktivitetit dhe komunikimit social.Në fund të shekullit 18 kafeja bëhet një nga frytet eksportuese me fitimpruese të botës me monpolet me të mëdha .

Në Angli shfaqen të ashtuquajtura “universitetet një peni” si simbol i një çmimi të pershtatshëm për çdo xhep dhe çmim të ulte ku çdo kush mund të ketë një kafe dhe një luks që mund t’ia ofron vehtes.Por kush e zbuloi i pari ? Ku me dite ,por ai qe e zbuloi duhet të ishte një njeri mrekulli nga zoti.

Thuhet se një bari dhensh ,Kaldi,deri sa ruante dhent vuni re se disa nga dhent hanin disa kokrra të kuqe nga nje kaçubë dhe veprimet e dhenve ishin ndryshe dhe shumë energjike.Kaldi i morri disa kokrra të kuqe dhe shkoi në një manastir sufi.Por ata të nervozuar hedhin kokrrat në zjarr.Papritmas doli aroma që ishte kafja e pjekur,i morrën kokrrat nga zjarri i pastruan dhe i shtinë në uje të vluar. Kjo besohet të ishte kafja e parë në histori.Kjo mund të jetë edhe një histori jo e vertet por fama e Kaldit është përhapur në botë ku firmat jane quajtur “Kaldi Coffe” apo “Dancing Goat “(dhija që vallzon ).

Legjenda tjetër tregon ku një arab Abu al Hasanal-Shadhili në Etiopi i vëren disa që po hajshin disa kokrra dhe verejti një ndryshim të gjalleruar. I morri disa kokrra edhe ai dhe ndjeu një energji në vehte

Një arab tjetër Omar i perjashtuar nga vendlindja kishte mbet në një shkretirë dhe të vetmen çka kishte pranë në një kaçub, ishin kokrrat e kafes. I provoi të gjalla dhe mbasi ishin tepër të hidhura ai i pjek ato. I zien me ujë dhe mbasi e piu at lëng ai fitoi një energji të hatashme ku edhe shkoi në qytet dhe behet i famshëm për pijen e kafes.

Emri Kafe mund të vjen nga arabishtja kahuah ose kuua që do të thotë energji.Disa thojne që vjen nga Kaffa një rajon në Etiopi.

Ishte zbulum i arabeve dhe ata ishin xheloz dhe refuzuan që farat pjellore të kafes të largoheshin nga vendi tyre.Baba Budan mori kontrabandë 7 fara nga Arabia dhe i mbolli në Indi.
Ishte shpallur ilegale tri herë gjatë historisë së vet.

Më pas ajo u përhap në Mekë dhe Cairo dhe vendet tjera. Historianë të njohur tregojnë se në vitin 1640 në Kostandinopojë është hapur kafeteria e parë.2

Kafja nëse ka mazën në krye të filxhanit thuhet se është ba e mirë . Ajo e mban ngrohtesine e kafes.Maza apo ajka duhet të jetë e butë dhe e lëmushme. Kafja pa mazë nuk bënë hiç. Ose e pi si duhet ose nuk e pin hiç !

Kafeja turke shoqërohet me një gotë ujë. Sepse uji ndihmon të ndjejme shijen e vërtetë të kafes.

Salltaneti i kafesë turke nuk është taman nëse nuk pihet me një llokum. Ai i shton ëmbëlsinë dhe e plotëson ritualin.

Në kulturën turke nëse duhet të përcaktohet burrëria e dhëndrit atëherë në kafenë e tij shtohet kripë. Vajza bën kafenë dhe sasia e kripës tregon interesin.
Nëse kripa është e tepërt atëherë çifti nuk është për njëri-tjetrin.

Nëse kripa është në nivele mesatare atëherë vajza ka interes, ndërsa kur vajza ka hedhur shumë pak kripë në kafe atëherë ajo është e gatshme për t’u martuar.
Dhëndri duhet ta pijë kafenë e përgatitur në mënyrë që të quhet i gatshëm për martesë.

Kafeja turke është vendosur në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-së.
Ka histori te pa fund mbi kafen .Ka tregime te dhimbshme .

Pihet për gzime,pihet në raste të hidhura,pihet në rruge,pihet kudo.

Thojnë që është e zezë por faqen e ka të bardhë.Një kafe ia qet musafirit dhe knaqet.Ka shpirtin me vehte,ngrohtesine,aromen marifetin.Një tabake e shtruar bukur me kafe dhe llokum ia rrite itibarin zonjes të shtëpisë .

“Ah sa marifet kishte ajo grua” thojmë për një tabake të shtruar me marifet.Flet shumë ajo tabake.Tregon respekt,mikpritje mirseardhje,dashuri.Edhe një llokum anash nuk prish muhabet,por ia shton sharmin.Ka disa njerz që e bejnë më mirë dhe të pelqen nga dora e tyre.Nuk ka shumë mund por ka marifet.Ka mjeshtri.Nuk pihet nëse nuk e ke për merak, por kaperdihet disesi.Ama nëse e ke për qef ,e pi me lezet,me dashuri me naze,dhe shkrihesh fare.

Në një mbledhi të grave në Prishtinë një nga bijat e familjes gjakovare Çarkaxhiu i vjen rendi me ba kafet dhe i pyet një nga një secilën grua se ç’farë kafe e pi. Njëra thotë të ëmbël , njera me pak sheqer, tjera sade hiç pa sheqer. Hyn ajo në kuzhinë i pregadit të gjithë kafet njësoj, me pak sheqer. Kur i pijnë kafet i pyet “ o gra a i patët kafet për qef të gjitha?”

“Po, po të lumshin duart se shumë për merak i kemi pasë “ ia kthyen një zeri!

“ E pra po ju tregoj që të gjitha i kam ba me pak sheqer, të gjitha njësoj “ ia kthen ajo.

Në jetë i kam pi me miliona. Çdo herë me shije të ndryshme. E ambël kur isha e lumtur, e hidhur kur isha e mërzitur, e dashur kur isha me dashamiret e zemrës….dhe lloj lloj shije. Kurrë një shije por gjithmonë e kam shiju si simbol të jetës.Si më ka ardhë ashtu e kam pi .E kam të shenjtë e kam si bukën .E kam kujtim e të gjithë njerzve që kam pi kafe me ta.

Mund të shkruaj deri nesër për kafe.I kam pi me qindra gjatë jetës por tash mos të ftohet se xhezvja vloi ,aroma më ngjalli dhe me baftë mirë ! Edhe juve kudo që jeni.

Kafja pra……

Scroll to Top