Udhetoj me ty

I bukur është malli kur nënën kujtoj
Më mbush me vaj  dhe me mallëngjim !
Dorën  engjellore  lehtë e ledhatoj,
Aty pran sajë edhe baba më rrin.

I qendis kujtimet në  trurin tim
Nga fëmirija ime çka  mē kanë mbetur
E përzgjedhi gjithmonë më  të bukurin kujtim
Nga e kaluara ime dhe koha e vjetër !

Si fëmi u linda n’Gjeranat e mija
Piqshim gështenja në gaca druri 
Ah sa e bukur më dukej shtëpija,
Ai prag i derës ajo fortesë nga guri  !

Frymën që merrsha nga  deti hapur
Dielli më dukej si Perendi,
Lumturia ime nuk kishte të matur,
Ah rini moj e kaluara rini !

Mall o mall  i bukur je shumë
Në shpirt më lëndon por pa ty s’jetoj!
Nuk me ndahesh hiç ,dhe me rrjedh si një lum ,
Të mbaj me vehte dhe  me ty udhëtoj!

Scroll to Top