Teufik Shurdha
Kujtimet më të embla janë ato dashuritë e sinqerta të fëmijêrisë .
Pata fatin me u rritë dhe gjatë gjithë fëmijërisë time t’i ndegjoj tregimet me plot kuptim, interesante dhe mbreslanse të Teufikut .Ma në fund edhe disa tregime të tija do të kemi rastin t’i lexojmë .
Teufik Shurdha kushrini afërt i nanës teme, e ka dashtë Ulqinin pa masë. Por jo që vetëm e ka dashtë se shumica e dojmë, por ai vërtetë ka ditë me e dashtë. E ka shiju secilën bukuri të natyrës si asaj urbane ashtu edhe asaj të egër.Taman ka ditë me e dashtë.
Nji ditë deri sa kthehej nga peshkimi e takoj në rrugë dhe më thotë: -Fatbardhët na ulqinakët se ku jetojmë. Gjyna me vdek e me lanë këtë qytet kaq të bukur.
– Eeeeh,me vdek kemi me vdek nji ditë të gjithë , dhe të gjitha kemi me i lanë, por gjyna për ata që e lajnë për së gjalli- ia ktheva unë.Nuk u përgjegj.
Tundi kokën dhe me sharmin e plakut të romanit të Hemingway
vazhdoi rrugën e ti me një buzëqeshje pak të mallyngjyer pa e thanë asnjë fjalë.
