Allahile , e pash besën a ia vlen,
Me u dridhë e me u trem,
Me kalu Gatwick, Luton
Prej Gjakove deri n’London?
Pak mish t’thatë e pak ajvar
Pak suxhuk se lajnë pa e marrë
Dridhen n’kufi kur afrohen
Për këtë mrekulli sa shpejtë mashtrohen .
Shkon e vjen shqiptari shkret
Mush valixhen për gazep
Erê t’vendlindjes me sjell n’Prendim
Mendon që Gjakovën e sjell n’ushqim!
Ajvar t’skuqun me speca Kosove
Me tu dhimte para se e marove
Hej….Hani kapak e me marifet
Se këtë ajvar s’ke ku me e gjetë !
Allahile a i a vlen…?
Pa për Zotin se nuk ke ku e blen
Këtë ajvar si rubin Gjakove
Kur ta hash mas thuj marove!
K’si ajvar ala s’kam hangër
Me tu duk se je ne andërr
Me tu dhimtë kafshata fundit
Tanë kjo mjeshtri a i del haku mundit?
A leverdis me ju pa ftyrat ktyne n’kufi
Që s’dijnë çka asht mirë e s’kanë ndegju për fli
Me ditë kta se sa të mira janë
Nuk i kishin gjujtë por n’sofër tonë hajnë !
Oooo haber s’kanë k’ta anglezët e shkretë
Fish and chips për ditë çka I ka gjetë
English breakfast me pasul si sherbet
Shyqyr që nga tjerët kanë marrë recept!
Photo credit by Diellza Kepuska
