E luta diellin për pak rreze,
Nuk m’ dha asnji rreze.
Ik më tha ,rreze banu vet .
E luta hanën për pak dritë,
Hana nuk doli fare at natë.
Mbeta në terr deri sa vet e gjeta dritën.
E luta erën për pak freski,
Iku u zhduk ,më la të djersitun.
E luta lumin t’mi lanë lotët nga faqet,
Ndrroi drejtimin dhe u fut në det.
E kapa dorën e djathtë dhe fshina lotët e mija.
E luta gotën për pak ujë ,
U thy në një mij copa gastare .
I ngjita gastaret dhe shkova ke kroni ta shuaj etjen time.
E luta shiun të ndalet, merre çadrën më tha dhe mbroje vehten nga pikat e mija sepse unë ndalem kur të dua vet !
E luta zemrën për pak lumtuni,
Ia nisi gazit dhe u coptua ngadalë .
I mbledha copat e zemrës në grusht dhe e futa në gjoks. dhe vet ia ktheva lumtuninë.
E luta njeriun për nji fjalë të ambël ,
Më gjuajti baltë fytyrës sepse mjaltën e kishte ngranë vet.
E pastrova baltën dhe e gjeta bletën .
E luta kohën të kthehet sepse shumë gabova ,
Nuk pranoi dhe nuk ma fali .
Ik tha, shporru se unë kurrë nuk kthehem .
Gabimet tua unë nuk t’i fali !
Janë plagët tua , shëroji vet !
E luta violinën për disa tinguj ,
Qe ku jam më tha,bjeri vet si të dishë.
E morra violinën dhe e mbajta në vitrinën dhe muzeun e shpresës .
E luta bilbilin për ca cicërrima,
Ti qenke budallaqe më tha se unë këndoj kur kam kohë dhe kur unë dua të këndoj.
U ula dhe nuk e shqetsova ma por e ndëgjova zanin e ti të bukur deri në aksham !
E luta dritaren të hapet
T’më sjelli pak dritë.
Çohu vet, më tha hape dhe ndriçoje vet dhomën me vullnetin tand!
E luta nanën t’më lind edhe nji herë .
M’i fali rrezet,
Ma ndriti rrugën,
Ma fshiu djersën,
M’i teri lotët,
Ma dha ujin,
Më dha lumturinë,
Ma mbushi zemrën ngrohtësi,
E morri gjithë baltën dhe mua ma la mjaltën.
Dhe në fund më tha :
Bija ime,
Unë vdes për ty,
Por edhe nji jetë nuk mund ta dhuroj.
Unë jam mjalta,drita,rrezja,shpresa,kështjella yte,
Por koha dhe jeta asht vetëm e ytja.
Po nuk e jetove ashtu si duhet ,as unë nuk ta fali !
E kupton moj bija ime?
E kupton ?
E ke vetëm nji jetë dhe askush nuk mund ta
falë edhe nji as unë nana jote !
Jetoje si të mundesh ma s’miri !
I morra rrezet, dhe i futa në zemër,
morra hanën dhe ndriçova rrugën,
fshina lotin e gjujta në lum ,
Vrapova mbas cicërrimave kudo që kishte bilbila ,
Morra çadrën me u mbrojtë nga pikat e shiut
Hapa dritaret e jetës aq sa mujta me sjell ndriçim,
e morra kohën për dore dhe vazhdova rrugën
mbi gjurmët e jetës time .
Nuk u ndala….