Ri-postim
Boemët e Ulqinit
Nuk janë rebelët ata që bajnë telashe, por janë telashet që krijojnë rebelët.
Kur ndodhte diçka e keqe, nuk isht mërzitë veç familja, par isht mërzitë tanë Ulqini!
Mas të flas për ndonji tragjedi që ka lëkund temelet e qytetit mija vjeçare.
Çdo gja që e trondiste gjithë Ulqinin , ajo dhimbje at kohë ndahej mes të gjithëve.
Edhe me femiun edhe me të riun edhe me plakun.
Kjo ishte përparsija e qytetit tonë të vogël,me zemër gjigante !
Ishin ata verat e bukura kur i kishim të gjitha.
Vitet 70-80 .
Kulmi bukurisë!
Lido, Olimpic, Ada,Kino Bashta,Galebi, Jadrani, Solana ,Valdanosi.
Rrugët dhe rrugicat nuk ishin të ngarkume me beton .
Verën mezi e pritshim, gjallnija në kulm, bukurija në qiell.
Muzikat e bukura të Galebit, dhe terasave tjera verore që askuj nuk ia shurdhonin rrashtën.
Çdo gja ishte mbrenda standardeve por përtej mrekullisë .
Në Ulqin at kohë vijshin turista ma së shumti nga Gjermanija , nga disa shtete të Evropës, ata nga Kosova me kushte të mira ekonomike,dashamirësit e parë që e deshtën Ulqinin që ende edhe sot nuk e ndrrojnë .
Vijshin nga shumë vise të ish Jugosllavisë .
Në kulminacionin e lulzimit të ati turizmi Ishte edhe rinija jonë.
Mezi e pritshim sezonën .
Mbas dimnit të qetë, me valë dhe ledhargji totale, vera për Ulqin ishte jeta.
Edhe për nanat tona që aq shumë u lodhshin gjatë sezonës, ia niste nji jetë fare ndryshe.
Gazdaricë hajde se ta kam ba çajin!
Gazdarice dodji , spremila sam ti kafu!
Guten Morgen ose guten Abend.
Ishin njoftime me njerëz nga gjithë viset.
Bisedat në oborret ulqinake nën hardhinë e rrushit!
Por gëzimi ma i madh ishte për at rininë tonë të gjorê që I gjithë dimni I kalonte në kafenenë e vogël ke pazari Ulqinit.
Penzionerska e jonë e famshme.
Ku pleqt dhe të ri kalojshin ditë dhe mbramje me thashethemat në mesin e tymit duhanit që edhe kur kalojshim asaj rrugë u shifte ai tym i dreqit t’mallkuar,e prite Zat me pas kalu tri herë, denji gru ose vajzë,sepse të kanë ba harr!
Çka lyp kja tri herë me kalu knej pari kaq shpesh? Vrc e vrc , kja diçka lyp?
Për femnat ulqinake ishte e ndalume me hy në secilin “ muški logor “ ashtu që verën mezi e prite I gjithë Ulqini.
Edhe pse nuk shkojshin me pa njerz, dhe nuk dilshin,njerzit vijshin në shtëpitë tona dhe oborret tona shëndrroheshin në restorane verore, me gaz dhe muhabet dhe me çka ka falë Zoti në ata tryeza.
Shumica ulqinakeve nuk e kanë shiju at bukuri dhe mjerisht çdo bukuri pritnin në aborret e veta.
Kush ka pasë zemër, aja bukuri u shiju veç me zemër !
Mezi i pritsha musafirt e preferuar të shtëpisë tonë , me dalë me shoqet që vijshin ,në plazhë, në terasën e Galebit, në plazhë të madhe, Valdanos….
Mramjet ishin pranë detit me muzikat ma të bukura, prej atyne evergreen nga e gjithë bota e deri ke serenadat .
Darsma ulqinake me Rexhep Agën,bile disa herë ishte prezente në skenën ulqinake, dhe Daut Pehlivani me magjitë e veta që mahnitshin gjithë publikun.
Por pa promoterat e vet, dhe pa Rizo Shurdhën ata vera ulqinake nuk kanë qenë të mundshme ! Dhe gjithë Ulqini i din se kush ishin .
Ishin legjendat e Ulqinit.
Ishin ata që mbanin restoranet me shërbime, kamarierat, kangëtarët, dhe ata udhëtarët e detit me “ çamac “ dhe “ gliserat “e vet me vijazhë që vet ta merrte mendja nuk jeton, por fluturon në qiell nga e gjithë aja gjallni e jetës.
Të dukeshin pak si të çartun ulqinakët tonë ,që pritshin 9 muaj gjerrmaneshat e veta dhe gjallninë e qytetit të vogël që 9 muaj binte në gjumin e thashë e themave mes tymit duhanit që ta zente frymën dhe mes jetës që shkonte kot, pa qëllim, pa dëfrim por veç me andrrën me ardhë vera.
Pa e kuptu gjendjen e nji qyteti që flen 9 muaj ,shpesh herë edhe i kemi gjyku.
Rinija donte jetë.
Rinija nuk duronte vrasjen e parakohshme!
Mirë po boemat dhe legjendat e qytetit tim ishin të njoftun për mos kokëçarjen dhe thyerjen e akullit ,dhe plasnin mes valëve të detit me gjerrmaneshat e veta që i pritshin gjithë dimnin e gjatë.
Vdeka i dha nji paralajmrim në muajin maj ,deri sa Ai dhe Skender Korda ktheheshin nga Gjermania ,nga nji inçizim i nji reklame të nji kompanije gjermane që bani bum me shortcat e Rocky -Silvester Stalone.
Nji aksident komunikacioni në Slavonski Brod , për pak e len në vend . Skenderi me lëndime ma të lehta kurse ai në spital nja dy javë.
Del prej spitalit ,dhe vazhdojnë me shpejtësinë e jetës për Ulqin drejtë avanturave të veta.
Të dy ishin instruktor të orëve skijimit mbi valët që çajnë detin.
Ishte verë .
Muaji Gusht.
Verë që ndali muzikën në terasën e Galebit.
Verë që ndali gjallninë at ditë..
Verë që nuk ka kush që nuk e kujton edhe ata të moshës time, edhe ma të ri ,edhe ma të vjetër.
Ishte ndërgjegja e thellë e nji boemi ulqinak ,që shpëtoi të gjithë ata që shikojshin vdekjen ,tragjedinë dhe fundin e jetës ti ,pa pasë kivet askush me i dalë në ndihmë .
Ishte nji tragjedi që po mos të kishte vendos ndërgjegja e ti,me qenë veç tragjedi e veta ,kishte përfundu fare ndryshe.
Vlonte plazha at ditë.
Dielli përvlues ulqinak i digjte shumë zemra por edhe lëkurën e atyre që nuk kishin kujdes dhe dëshironin me e vjedh gjithë at shkëlqim mbrenda ditës.
Mbi valët e detit silleshin anijet, gliserat , së bashku me notuesit që disa ,gjithë hallet e veta ,i fundosshin thellë ,thellë në det ,dhe me buzë në gaz thejshin valët që ishin ngritë lart.
Rryma e detit at ditë kishte vendos me qenë e pa mëshirë së bashku me disa valë.
Vera ishte çmend at gusht.
Nji djal i ri me gliserin e vet at ditë rrëzoi gjithë valët e detit ,deri sa ata valë vendosën me u hakmarr. Edhe bile shumë keq!
Shumë i qetë ,në gliserin e vet shumë afër bregut, kur papritmas nji notues noton nën anijen e ti.
Ai i merakosun për notuesin ,me e largu gliserin e vet , dhe me e pa se ku isht notuesi ,ndez motorrin.
Se si rryma, dhe vala vendosi me e hedh at dhe të dashurën e ti gjermaneshën, jashtë gliserit,aty veç Zoti e din at histori saktësisht se si ndodhi.
Ai largon të dashurën e vet ,dhe vet kapet për timonin e anijes,sepse tashma anija me rrotullimet e veta po afrohej bregut detit.
Ishte nji shpejtësi e hatashme dhe fati po përbinte viktimën e vet.
Por ai vendos mos me lëndu askend, dhe me gjithë forcë mbahet për anijen me ndalë motorrin me lëvizjet e minutave fatale.
Rreptësisht ,vendos që defrimi i ti ,mos të jet fundi i dikuj tjetër që priste plot trishtim në bregun e detit.
I bjen propeleri….. dhe nji ngjyrë ,fillon lajmron shikuesit me hata ,që po shifnin gjithë këtë tragjedi.
Edhe disa tentime tjera të tija ,me e ndalu anijen ,mos me lëndu të tjerët ,dhe motorri anijes ndalet.
Ndalet bashkë me instruktorin e vet.
Ndalet me adhuruesin e vet asaj anije që fluturonte si pulëbardhë mbi detin e legjendave mistike .
Përgjithmonë !
Nji engjull e morri qielli lartë në kaltërsitë e veta.
Ky Bohème ,që shpesh i shpërfillte rregullat e jetës ulqinake, nuk pranon vdekjen e askuj për veç asaj të vetvehtes.
Dallimi mes boemit dhe të tjereve asht aty që at çka të tjerët e dëshirojnë dhe veprojnë msheftas, ata e bajnë haptas dhe pa arsyetime boshe.
Shpesh herë mund të ken boshllyk në zemër të vet,por gjithmonë e mshefin me mjeshtri dhe gjithmonë mundohen të tjerët t’i mbushin me jetë.
Nuk ishte beteja e Perendive antike greke dhe as Romak, por ishte beteja e nji djali të ri që sa kishte nisë jetën, me gliserin që aq shumë i kishte dhanë knaqësinë ati dhe shumë tjerëve.
Ishte beteja me pasionin e vet që po shkonte në drejtim të gabuar.
Për aq kohë të shkurtë, aq gjatë ka mendu i mjeri dhe nuk dorzohet nga vendimi vet.
E ka ditë shumë mirë se çka kishte ndodhë sikur vet mos të luftonte me gliserin e vet, se çka i kishte ndodhë të tjerëve që kanë qenë në det tuj notu.
Vrapojnë e gjithë shoqnija në drejtim të ngjyrës të kobit ,të përzier me valën e fundit në bregun e detit , dhe Skenderi me notuesit e gjejn nja nji metër ma larg asaj ngjyrë të kobit.
Në kërkim të ndjerit kishin hy , Xhemal Vukoviq dhe Burhan Abazi.
Poashtu dhe ekipi i notusve.
At ditë nji re e madhe e mbuloi qiellin…
At natë ndalet muzika gati në gjithë terasat verore.
Tymi anijes që e dogjën ,u ngritë lart deri në kupën e qiellit me vajin e pulëbardhave të detit.
Sikur deti gjelozonte gjithë at lumtuni dhe gjallni ,dhe vendosi me ndrry kahjen e gëzimit at ditë. Ose Zoti e deshti për vehte !?
I veshi me të zeza zemrat e gjithë familjes vet.
Kam qenë shumë e re dhe ajo ditë, ai lajm trishtues me mbetet si kujtim që trishtoi qytetin tim..
Por jo veç mu.
Jetoi shpejtë dhe vdiq me shpejtësi !
Si duket,ngutej me grabitë ditët që i kishin mbet.
Ishte James Dean i Ulqinit.
Gazetat e asaj kohë , ditën e nesërme,e kishin shkru “ umro ulcinjski James Dean .”
Nuk vdes deri sa të vdes njeriu i fundit që e kujton.
Emni i Sani Dervishit Pipi ,u ngjallë 5 herë.
Nga tre shoket e vet Skender Korda , Selim Resulbegu, Xhemal Vukoviq, djali tezes Hano Haxhibrahimi dhe mesa e ti që ia kanë njit emnin e ti ,fëmijëve të vet.
Me legjenda dhe bohème të Ulqinit, iku edhe Solana, Galebi, Ada,Jadrani, Lido,Valdanosi, dhe gjithë bukurija ulqinake.
Ata e shijuan në maximum.
Disa sot nuk jetojnë, disa ikën dhe morrën rrugën e dheut, disa janë në Ulqin tashma të moshuar me nostalgjinë e ati qytetit që jetuan dikur.
Shpresojmë fëmijët e tyne, nipat, mbesat t’ia kthejnë Ulqinit ,nji nga nji ,të gjithë bukuritë e grabitura !
Nji poem nga poeti i Wales, Dylan Thomas – 1914-1953 kur i ka vdek baba i vet
Do not go gentle into that good night
Do not go gentle into that good night,
Old age should burn and rave at close of day;
Rage, rage against the dying of the light.
Though wise men at their end know dark is right,
Because their words had forked no lightning they
Do not go gentle into that good night.
Good men, the last wave by, crying how bright
Their frail deeds might have danced in a green bay,
Rage, rage against the dying of the light.
Wild men who caught and sang the sun in flight,
And learn, too late, they grieved it on its way,
Do not go gentle into that good night.
And you, my father, there on the sad height,
Curse, bless, me now with your fierce tears, I pray.
Do not go gentle into that good night.
Rage, rage against the dying of the light.
