Sa herë që vinte nata e Bajramit, mbyllej në dhomën e vet dhe nuk kishte dëshirë, me e bezdisë asnji njeri.
Tash në Australinë e largët, shpesh herë edhe harronte që dita e Bajramit ishte në prag. Deri sa nuk e thirnin at ditë disa familjaret e vet që I kishin mbet, me ia uru Bajramin.
Mosha e kishte ba t’vetën, dhe me kohë ,edhe aja kishte nisë me marrë frymë ndryshe.
Shumë e re kishte dalë në Australi, e kishin martu me nji njeri që nuk e kishte njoftë kurrë.
Nuk e di pse, por aq me dëshirë e kishte prit at ikje, dhe kurrë njiherë nuk i kishte mallku prindërit e vet që e kishin dhanë.
Shpesh herë mendonte për vetvehten, se paska qenë shumë me fat që kurrë ndjenja nuk ka pasë.
Për askend dhe për asgja
Por veç nji dhimbje.
Nji dhimbje që at natë e kishte lanë të lënduar në gjithë qenien e sajë!
Me burrin kishte pasë nji jetë të qetë, gjithmonë nji siguri në krahun e ti dhe asnji herë nuk ishte anku për asgja.
Dy varza dhe dy djelm si drita, secila ma rahat se shoqi.
Edhe burri kur i vdiq nga nji sëmundje e randë, nuk u trondit, dhe e morri si diçka që vjen dhe pritet, sepse Zoti, thoshte me vejdi shpesh herë, i di puntë e veta.
- As kemi le për nji ditë, as kemi me vdek bashkë .
Në nji qytet të vogël të Australisë , në lagjen e vet nuk kishte asnji frymë të gjallë me çilë gojën.Disa shoqe që shumë e dojahin,par ata ishin ndryshe. Nuk çilet zemra me gjithkend.
Pa s’foli shqip, ku e din aja çka dan me thanë ti me at bisedë! Nejse.
-Ishte natë Bajrami.
Binte nji shi i madh at natë , si kurrë ma parë.
Thiri dikush ke pantarja,disa herë.Ndalu ,i tha baba ,nanës tonë,se unë e çili , dhe doli në at qamet në oborrin tonë të madh me nji ceradë të vjetër në kry.
Mirë se vini o burra, Hajde bujrum!
Çdo gja më kujtohet si nepër tym.
Biseda, e tyne në dhomën tjetër , shiu dhe blegerima e dashit.
Ishte nji brimë, nji çarje në çardak dhe prej aty gjithë kohën ndëgjojsha zanin e Agiçit, që kishte me dhanë jetë ditën e Bajramit.
Ishte terr , drita e llampës dridhej.Edhe unë me at dritë !
Unë mbajta afër havrën që ma kishte sjell motra nga Amerika .Kpuctë I mbajsha ke kryti.
Mas e vesh havrën më thanë ,deri nesër, ditën e Bajramit. As kpuctë .
Mas u shika n’pasqyrë n’terr se nuk ban. Shitohesh prej shejtanave.
Herë ndigjojsha dashin, e here u hidhsha prej dyshekut me vesh havrën dhe kpuctë e reja.
Par, se di…. prap prej frigës nuk e vesha.
Ndjenjat e mija ishin pêrzi aq shumë at natë Bajrami.
Herë gzimi havrës e kpucave, herë vaji Agiçit që për çudi nuk e xente gjumi ,e herë vaji motrës teme që qante në dhomën tjetër me dënesë .
Gja nuk kuptova, par gzimi havrës më majti gjallë at natë.
Shumë pak fjeta , dhe kur u çova të gjithë ishin çu prej gjumit.
Për çudi, kishte dalë nji diell i bukur at ditë.
Motra që nuk kishte fjet aspak, me sytë e sajë të ajun, me erdh kadalë e më tha.
Pa më fejojnë me zorë, për kunatin e Zoges në Amerikë.
Unë at që e du, veç e vdekun e la.
Merre këtë letër dhe shka e çoje aty ku kemi qenë at ditë bashkë .
E di at vend ku të kam marrë me vejdi sa herë.
Prit aty deri sa të del ai, nepja letrën, edhe ktheju.
A ke ni ? Ruju mas t’shef kush!
Kuj mas gaba me i kallxu !
Bana ashtu si m’tha, por kur erdha e gjeta me buzë e hund gjak motrën teme.
Aja qante, edhe unë me të sa mujsha ,par prej frigës mas pa ma ban me gjak havrën ,nuk e përqafa.
Agiçit i erdh fundi, unë prita miq për Bajram me nanën e motrat, par si nepër tym, gja nuk merrsha vesht.
Ishte Bajrami ma i keq i jetës time ,me fustanin ma të bukur që kam vesh denji herë në jetë .
Motra at ditë u zhduk dhe nuk e kam pa ma deri kur u smu dhe ma dha amanetin e fundit.
Prindërve i kishte vdek për z’gjalli dhe kurrë ma nuk dështen me ndi për te.
Mbas shumë viteve, baba më dha për burrin në Australi ,që as nuk e kam ditë kush isht.
As u gzova dhe as u idhnova, se i shkreti baba jem shumë varza pat, e u donte me na ba çajren.
Na bante për hajr si me pre Agiçin për Bajram.
Tanave na martej, kush në Amerikë e kush në Australi.
U bana gur prej ditës Bajramit që iku motra, dhe prej asaj ditë e kuptova që as ban me u mërzitë as me ik prej shpisë ,se ose i hup të gjithë t’familjes ose vdes prej veremit.
Fatin e pata të mirë, burri kurrë nuk më ka rraf, e kurrë dorë nuk ka çu në mu.Aq mjaftonte.
Par Bajramin nuk e du aspak.
Motra që ma shumë e deshta ,at ditë, deri sa unë larg sajë rrijsha, nuk duroj e më morri në grykë.
Havra dhe zemra mu mush gjak at ditë, pa kuptu çka isht tuj ndodhë.
Si nepër tym….
Sat në Australinë e largët, më thiri nji nipash ,me ma uru Bajramin.
Nuk e di veç….
Mu kthy Agiçi që e shikojsha prej brimës çardakut dhe vaji ti, motra me hund e buzë gjak, dhe havra jeme që aq shumë e deshta….
Nuk e du Bajramin se m’i sjell edhe kujtimet e bukura edhe ata të kqija par ma shumë më sjell mallë.
E ktu kta shoqet e mija të Australisë , as nuk kanë Bajram e as nuk e kuptojnë gjithë at dhimbje që e kam bajte me vejdi gjithë jetën ,pa ja kallxu askujt.
Si burrneshat ,kur me ka feju baba, i kam premtu ,se nuk kam levrdi me përfundu si motra ,që ka qenë nja 10 vjet ma madhe se unë.
Edhe si burrneshat,pa ndjenja kam jetu se zemra at ditë Bajramit mu m’isht pas ba si gur.
Shyqyr Zotit fmitë tanë si drita , më thrasin e vijnë herë njini e herë tjetri.
Par ditën ma të vështirë e kam Bajramin kur prehet Kurbani!
Nuk e di veç shumë veta ramë e u flijum si kurban pa na u ni zani, kush n’qytet, kush në katund, kush n’Amerikë e kush në Australi.
Ishim si pëstepërmi , si teprica , në at kohë !
Havra, vaji Agiçit , e çamja çardakut, gjaku dhe vaji motrës…prej at ditë u bana gur.
Shyqyr, shyqyr që kohnat ndrrojnë !