Çaj e leçenik
Si me të qit fërlik
Kosovaret e mija
Lum që ju ka shtëpija.
Le që t’ban muhabet
Por edhe hajdije me vejdi të jep
E kafen kur e solli
Në dhomën hyni Stamolli.
Filxhanat më tha i ruj
Dhe nuk ja qes gjithkuj
Veç për zemër ken e kam
Ka me pi kafe me këtë filxhan
Nji nej e bukur për marak
Shoqnija mirë asht nafakë
Ama edhe shoferi autobusit kur të del shqiptar
E mira s’peshohet n’kanar.
Zemra sa më bahet mal
Por edhe mbushet merzi e mall
Njerzit e hu’j familje shëndrrohen
Mblidhen e struken me njani tjetrin afrohen!
Hallin e mërzitë me i qa bashkë
Fillimet tona në Londrën e lashtë
Pa I përmend kurrë nuk mbesim
Plagë që na mbeten deri sa të vdesim!