Adi Krasta është njeriu që më se shumti më fascinon në gjithë TV shqiptare si të Kosovës ashtu edhe të Shqipërisë.
Në një bisedën time me miken i them që Adi Krasta I jep nivelin e duhur çdo programi që e merr në dorë dhe gjithmonë len një mbresë të jashtëzakonshme sa që më vjen keq kur programi arrin fundin!
-Sa kisha pasë dëshirë ,i them ,të flas me te.
Është i vetmi person në mediat shqiptare që flet fjalën e lirë kur duhet dhe ku duhet.
Po mirë moj më thotë , ashtu është dhe përfundon biseda disesi pa pritur.
Të dielen në mëngjez Lindita më thotë, kam një suprizë për ty.
Jo moj I them nuk i dua suprizat ,ta kam thanë sa herë. Dhe vërtetë nuk i dua sepse nga emocionet më tretë çdo fjalë!
Po mirë pra thotë, po të tregoj. Sot ke me folë me Adi Krasta !
Si moj, me kend….?
Po pra më thotë!
E dini kur gëzohet një fëmi ….ashtu edhe unë u gëzova në këtë moshë.
Ishte një biseda aq spontane dhe aq e këndëshme për mua.
Një bisedë që më dukej që e njoh me vite.
Një bisedë që më ndreqi një ditë të diele.
Nuk isha gabim fare për mendimin se modestia në njerëzit e mëdhenj është kunorë në kokë.
Përfundon biseda me një gaz nga zemra na në Tiranë qesim një kafe!
Po edhe na ore në Londër nuk koritemi, edhe na qesim një kafe!
Çastet e shkurta të jetës që mbushin kujtimet tona!
Të Faleminderit shumë Adi Krasta dhe ty mike për çastet e bukura dhe kohën e juaj që i japin jetës kuptim dhe e përmbushin at haosin e ditëve të shpejta të Londrës.
Paç shëndet gjithmonë Adi dhe vashdo shëndrit me vlerat që i rrit në botën që dalë ngadalë po degradon .
Respekt pa fund!
Një përshkrim për Adi Krasten nga Gazmend Kajtazi
Nëse bëjmë një retrospektivë në mediat e tre dekadave të fundit, për të kërkuar një figurë që përfaqëson elegancën e mendimit dhe rëndësinë e fjalës, padyshim që kërkojmë një emër, Adi Krasta.
Wendy: “Eleganca”
Me një karrierë shumë të gjatë dhe të rëndësishme, Krasta është moderatori, gazetari, opinionisti, showmeni më kompleks, interesant dhe më i rëndësishëm që mund të kishte kërkuar një vend i vogël si i yni.
Nuk do të ishte ekzagjerim të thuash se ai është gjithmonë i pari! Ai që theu tabutë në vitet ’90, që solli një qasje evropiane ndaj shfaqjes, një qëndrim ishull anglo-sakson ndaj krijimit të lajmeve, ai që përdori timbrin për t’i dhënë peshë fjalës në valë dhe sigurisht ai. që thoshte gjithmonë atë që mendonte pa kompromis.
I lindur në brezin e “Baby Boomer”, Adi Krasta, me profesion inxhinier që nga viti 1987 e deri më sot, nuk i është ndarë asnjëherë radios, televizionit dhe medias.
Kthimi i mijëvjeçarit e gjeti në Londër në rubrikën shqip të BBC-së ku punoi për 5 vjet, për t’u rikthyer në vend me shumë projekte ambicioze.
Rikthimet e Krastës janë gjithmonë të mirëseardhura. Këtë herë e shohim në ekranin e “News 24”, me një program që natyrshëm e nisi me një aksiomë biblike “E para ishte fjala”, duke e konsideruar studion televizive si habitatin natyror të fjalës së urtësisë.