Pleqtë e qytetit tim

Pleqtë e qytetit tim

Pleqtë e qytetit tim
Kishin yrz e njerzi
Kishin f’tyrë
Kishin sabër edhe n’mërzi
Mirënjohje gjithsesi
Besë e trimni
Edhe pa shkollë dijeni!

Pleqtë u bajshin nishan,
E dojshin me zemër at vend
Emën dhe namë vulosnin
Edhe në at botë kur shkojshin
Me tunjatjeta kalojshin pazarin
Gjithkuj ia jepshin itibarin
Edhe ati n’mezgjah
Ia rrifshin at krah
Me selame të ngrohta
N’pazaret e dimnit të ftofta!

Kishin dashni e njerzillyk
Da zabunqar e da ma krenar
Da me shkap tuj mat hapat n’kanar
T’jeta pa thanë nuk lejshin
Qetsinë e qytetit tim e thejshin
Edhe ai me tespiq edhe ai me kryq
Miqt i majshin për miq!

Da gjemxhi e da bukë e galeta tuj pjek
Pak prej tyne janë gjallë,
E da n’kujtime t’qytetit gjithmonë kanë m’et!
Da sahatçi e da zdrukthtar
Da n’Solanë me mburrje
E da da nesehat tuj dhanë si hoxhallar
Shumë n’arsim e da ullishtar
Da tuj ble e da tuj shit n’pazar!
E t’rallë ishin ata heqim
Nga ata qyteti im që lypte shpëtim
Ishin me za e me namë
Isht dit me emën kush janë
N’pikë natës e n’sabah
Uzdajë e qytetit tim ishin dhe krah
Kurrë pa u lodhë me çantë n’dorë
N’qyteti e katund me barrë n’krahnor
Dorës Zotit I kanë dhanë n’ihmë pa pra
N’detyrë e n’vizita pa nda!
Bukë me nder e kanë fitu
Fmitë në shkolla jashtë qytetit me i çu!
Yrz e nder
Kanë lanë në derë
Ishin k’ta pleqtë e qytetit tim
Kurrë pa u dorzu
Edhe kur gota ka qenë e m’ushun pikllim!
Hiç pa u anku
Gjithmonë me sabër t’kullum si uji n’kru!
E pa k’ta t’lumet gra
Qytetit tim legjenda I kishte m’et pa za
Kanë prit e përcjell
Kanak e shpi si lule kanë m’jell!

Vildana Dibra Zhubi

Scroll to Top