Se dua vetminë dhe Zot mos e bënë,
Jo jo o Zot mos ia ço askuj
Me ndej në vetmi me ditë edhe mu’j
Më pickon si akrepi terri nisë me m’ngrënë
Dielli më terrohet më bëhet si hënë
Të mbetem vetëm veç për disa ditë,
Pak hapsirë për vehte është nevojë të ruhet
E disa çaste t’vetmisë kanjiherë duhet
Por jo ajo vetmi , vetmi afatgjatë
Me vite i vetmuar, vetëm ditë dhe natë
N’fyt ngulfatem filloj me u merzitë.
As nuk kreh floktë ,dhe nis me u çorodit!
Faqet pritoj me i la ,parfem më nuk vej
Ulem pran karrikës pengun t’ja rrëfej !
Kur vetmia zgjatet dhe çastet e vetmisë rriten ,
Iki përplas derën si qirini ngadalë fikem
Flas me vehte sa mundem , nisi e bërtas,
Një grusht mbi poemat e mija nisi e përplas,
I lus të më kthehen gjithë thesaret e mira
I grisi nga ditari gjithë ditët me errësira !
Mendoni që vetëm e keni më lehtë…?
Të ikni në vetmi ku askush nuk mundet me ju gjet?
N’vetmi të mbetesh me perde të ulura
Të groposh në shpellë ditët e kaluara
Të çmendesh n’vetmi nga dëfrimi me vehten
Mend nga ky dëfrim ikin edhe treten!
Po i ike vetmisë përeth ngjallet bota,
Mbushet xhezvja kafes me venë mbushet gota
Tregimet e t’kaluarës ngjallen dhe përtrihen
Herë ngritet zëri nga miqtë grindavec që zihen
Bekoje o Zot familjen beko edhe miqësitë
Shkurtoji sa më shumë çastet e vetmisë
Janë të mira sa herë ,por jo për një kohë të gjatë
Të jesh në mes dashamirëve je aq me nafakë
Nuk dhemb koka kurrë në darsëm kur kërcejmë
Por kur jemi t’vetmuar kockat mallkojmë dhe thejmë !
Gjithë ditët e veshtira na kthehen n’mendime
Thërasim përplasim ma të bukurat kujtime
Vetmija është e keqe në pleqëri të thellë
Frikë dhe lëkundje të tmerrshme në shpirt të brishtë të sjell
Mos mallko o Zot askend me afat të gjatë
Të jet i vetmuar çdo ditë dhe çdo natë
Frika e vetmisë është vetëm çmenduri
Mos le Zot askend pa miq dhe pa njeri!
Edhe një karrikë kur mbetet e vetmuar
Një mik në te të ulet kërkon për një llaf’ t’kulluar!