June Resulbegu Kapllanbegu dhe arrat
Viti Ishte 1965 , par data e gzimit që kishin ke teze Timja, nuk më kujtohet .
As idhnim as gzim nuk pritshin pa njina tjetrën varzat e Ibrahimit dhe Alush Shurdhës.
Martohej djali dëshirit ,djali i Times, që e kishte rritë me aq mund e aq dashni.
Kishte dashni të madhe si çdo nanë për fmitë e vet, por Timja, tezja ime kishte dashni të madhe edhe për të gjithë ne.
E kishte lanë i shoqi Emini shumë të re ,me dy fmi të vegjël, Ibrahimin dhe Hyrijen.
Kishte trondit Ulqinin vrasja e njeriut me namë Emin Begut.
Vonë kanë dalë prej Gjeranave .
Fati im deshti (mos e ban Zot të kisha lind në Tivar )me lind në durtë e tezes Time .
Heeeee po ku kishte maternintet Ulqini ?
Nuk e ka ala si duhet, e lene at vakt!
Nejse…nuk asht koha tesh me folë për këtë gja.
Flasim tash për arrat!
At ditë ishte gzim i madh.
Era e petve të sarajlisë ulqinake, zani I njiqind vetave që zhurmonte pa nigju njina tjetrën dhe gja s’merrej vesht, nuset , bijat dhe varzat tuj vlu si bletat e hojeve të fushave dhe maleve.
Kush hallonte e kush zinte.
Kafe muhabetin deri N’kupë qi’llit.
Era herë dominonte e petve t’hallume e herë e mishit e zarzavateve.
Japraku, Zotni me namë si zakonisht nuk I lente vendin asnji gatimi.
Mendje madh e Zotni mbushte gjithë kanakun me erë xheneti !Dominonte ai mendjemadh në çdo sh’pi kur kishte gzime!
Të gjithë si pa kry, kush tuj u ngut e kush me javashllyk par me nji qëllim .
Çdo gja të kryhet ashtu si duhet e miqt të priten si i ka hije familjes shqiptare.
Mas e ban Zot me u korit!
Kishim a po nuk kishim kurrë nuk kemi dit me dallu.
Jemi knaq me gjithë shpirt pa na ba havale ajo atmosferë e zhurmshme.
Herë na çojshin prej vendit taman sa u ulshim, e na ulshin në sofrën e mraptë , e herë na thojshin mas bani za, se isht tuj folë dikush ma i madh se na, par na prep se prep si rriqnat, nuk largoheshim nga aja ngrohtsi e nanave, tezeve ,hallave e dajave.
Aty ktu e kanjiherë na bajshin ka nji naze, e herë harrojshin që jemi anej pari, par na si t’mençem që kemi qenë, bajshim ç’mas me tërhjek vemendjen e tyne .
Ata ma të moçmet ishin rreshtu minerit, e ata ma t’rejat përplas’shin papucat se cila isht ma e shpejtë e ma puntore.
Halla e vetme e Ibrahimit (June Resulbegu- Kapllanbegu kishte shtru safabrezin me thy arrat, me i qiru edhe me i grimcu.
Sarajli hesapi maaaa , punë sa dush e namë për krushkë !
Duhen shumë durë , dhe zakonisht emnohen zanatlijet se kush me e hallu.
Na kemi pasë Naziqen e Hodo Begut dhe Belkizen e Tofik Shurdhës që me durtë e tyne të arta i prijshin çdo mjeshtrije për faqe të bardhë. Sigurisht edhe nuset tjera dhe bijat gjithmonë ishin aty. E pa Symen që i printe edhe gatimit edhe humorit ,ishte e pamundun çdo gzim në familjen.
Ashtu dhe çdo familje ka pasë dy tri veta për këtë detyrë.
Kush hallen petat, kush then arrat e kush ban shyrbetin .
Secila gja vjen vet spontanisht pa e diskutu bile.
Disa njerz ke na në Ulqin,lejne me detyrë , zakonisht ata që janë ma puntore dhe ma të shkathta.
Unë u njita kadalë shkallve, në katin e dytë, dhe në dhomën e Dahos, që ishte perball si u njitshe nalt, e gjeta hallen e ti Junen tuj gri arrat.
Në anën e majtë ishte oda Times, tezes teme ma të sinqertë dhe të urtë, që dallohej me butsinë e vet.
Të dukej që kishte frigë me shkel tokën mas e randon dikend.
Ishte besimtare e madhe e Zotit dhe çdo hall e gjente në besimin mbi të Madhin.
E kam dashtë shumë at odë me pamje në oborrin me hardhi dhe rrugë ku kalojshin kajshitë e Times.
Ishte oda ku flejshim unë ,Feti, Sija, Balja dhe gjithë fmitë tjerë .
Na kallxonte pralla deri sa u lodhte dhe në fund na thonte, “ hajt tesh se u lodha.”
Gjithmonë e krynte me nji gaz dashnije!
U ula afër hallës, mulova prehnin tem të vogël 6 vjeçar me safabrezin e shtrum, dhe hiç pa më thanë kush ,nisa me nxjerrë arrat prej vlozhgave të veta.
Nxjerr e qira, nxjerr e qira, dikur u lodha nga durimi !
Prit e prit, par ncuuuk!
Nuk durova ma.
Me zanin e butë dhe të dhimshëm që veç vaji nuk më mërthente,iu drejtova Hallës Dahos që gjithë e dojshin dhe respektojshin:
– Halle moj , a ti kan’e ty arrat ?
Nji herë dominoj pak qetsi, par mas disa minutash plasi gazi i hallës.
E kuptoj dinakrinë teme, shumë shpejtë shyqyr Zotit.
Pa u pergjegj se a i pëlqejnë arrat apo jo,u përgjegj pytjes time, me pytje.
– Pa ty moj Vildanë , a ti kan’e arrat?
A sa gjatë e kisha pritë këtë pytje, ah sa gjatë!
Ah në fund erdhi dhe mezi prita me thanë at xhevap dreqi që më vlonte në tru !
-Pa valla, m’i kan”e, edhe shumë bile.
Krisi gazi, prej odës e deri ke shkallat dhe vazhoj deri ke oda poshtë ku ishin rreshtu plakat.
Të gjithë e morrën vesht që mi kan’e arrat.
Prej asaj ditë edhe sat I kam met besnike.
Me lejen e hallës e morra nji grusht dhe thashë me vejdi- ah ky grusht i vogël, medet që nuk kap ma shumë.
Pak e skuqun e pak me turp, par ia dola me marrë at që luftova me mund dhe mjeshtri.
Mbet dhe u ba gaz ky muhabet, ama….. arrat i hangra.
Arra isht e vogël me histori të madhe, par mu sa herë më kujtohet zani dhe gazi i lezeçëm i halles Ibrahimit.
Ka vdek në moshë 90 vjeçare, nji gru Zonjë.
Qofshin lule mes lulesh.
Pema e arrës isht e lidhun me legjenda të shumta të mitologjisë veriore, greke dhe romake. Meqenëse në Greqi mendonin se ishte nji dhuratë nga mbretnitë persianë, grekët e lashtë e quajtën “Karya Basilica” ose arrë mbretnore dhe e konsideruan atë nji pemë profetike. Edhe sot në Greqi, pema e arrës isht e lodhun me Perendinë Dionis dhe me mitin e Carya. Thuhet në fakt se Dionisi shkoi në Lakoni dhe u prit nga mbreti Dion. Atje ai ra në dashni me nji nga tri varzat, Carya, e cila ia ktheu ndjenjën për Perendinë e venës . Motrat e Caryas, Orphe dhe Lyco, xheloze për këtë marrëdhënie, filluan të spiunojnë dhe të përgojojnë Perendine Dionisus, i cili, i kapun nga zemrimi , fillimisht i çmendi dhe i ktheu në gurë. Por Carya, sapo mësoi për faktin, vdiq nga pikëllimi. Atëherë Dionisi, i dashurum marrëzisht mbas vajzës, vendosi t’i bante të përjetshëm kujtimin e saj, duke e kthye atë në nji pemë arre, e cila do të jepte fruta të frytshme.
Daton në vitin 7000 para Krishtit, pema e arrës asht nji nga pemët ma të vjetra dhe e ka origjinën në Persi, ku konsiderohej të ishte aq e shijshme saqë ishte e rezervume vetëm për mbretni . Megjithatë, ky mall mbretnor do të ishte tregtu me erza, pëlhura, xhevahire dhe thashetheme ndërsa ata udhëtonin përgjatë Rrugës së Mëndafshit dhe rrugëve të tjera tregtare midis Azisë dhe Lindjes së Mesme derisa përfundimisht të kalonin detin për në destinacione ma të largëta.
Ishin romakët ata që e prezantuan për herë të parë pemën e arrës në Britani
Arrat lidhen me inteligjencën, mençuni , njihuni dhe frymëzimin. Disa fise vendase amerikane besonin se simbolizonte qartësinë dhe fokusin.
Nji mit thotë se ata që bien në gjumë nën nji pemë arre mund të pësojnë çmenduni andrra profetike – dhe mund të zgjohen ose jo! … Pema e arrës në thelb siguron që konkurrentët ose sulmuesit të mos e cenojnë atë !
Kanë shumë dobi si ushqim dhe preferohen nji grusht çdo ditë!
Por kuj i pëlqejnë, ban edhe dy….
Kur don dikush me të livdu thotë-aman sa bukur dukesh si me pas hangër thelba arrash!
Unë sa herë që i ha dhe i shoqnoj me kafe më kujtohet Halla Ibrahimit dhe gazi saj me zemër për mjeshtrin time dinake por edhe mosguximin tim me marrë disa arra pa e vet!
Kurse Detja shpesh herë me at humorin e saj thonte që kur të ulen me qiru arra duhet me i zgedh plakat që nuk kanë dham’, sepse nuk mbetet shumë deri sa I vjen vakti me i shtu në sarajli po u ulën të rejat në at detyrë.
Painting by Daniel Gerhartz