Shumë vite më heret martohet një nuse në Gjerana , aty kojshi shtëpisë ku kisha lindë..
E bukur, puntore çohet mëngjez për mëngjez me pastru.
Në dhomë të ditës flinte kunati i sajë dhe nusja pak e kishte problem me pastru atë dhomë dhe me ba gati që kur të gjithë tjerët të zgjohen kafja dhe dhoma e pastruar me qenë gati .
Troket ngadalë në derë dhe me një za të ulët I lutet kunatit:- çoju prej gjumit Filan Aga se drita gati me zbardhë.”
Filan Aga shtrihet edhe më tepër!
Ajo prap me një zë të frigsuar e lut
-çoju Filan Aga se du me pastru dhomën.
Ç’farë, Filan Aga shtrihet edhe më tepër.
Dikur lodhet e shkreta nuse dhe me një ton të lartë bërtet – çohu he Pero he mas u çofsh !
Filan Aga ku me u çu i shkreti bash në lezet të gjumit atëherë kur e ka pasë ma së miri. S’ka pasë faj i shkreti !
Ku me lanë pushtetin kta hajna që kurrë se kanë pas ma mirë.
Punë e madhe që populli Kosovës tash po përballohet me nji problem shumë ma të rrezikshëm !
Kta ma të zi se Pero janë ba !
Marre ju qoftë kur populli po përballohet me një hall të madh, me një frikë, me një pasiguri.
A nuk ju ka mbet veç pak mëshire , se sa për fytyrë kurrë edhe nuk e keni pasë?
Kur ju duhet me ia ba gajlen popullit, populli duhet me ba gajle edhe si me u shporr prej jush!