Ditë pazari dhe ora 12-të

Dita pazarit dhe ora 12-të

Në Ulqin ,dita pazarit ose mezgjah-it ,isht të marten dhe ditën e xhumasë .

Ditë ,kur kanë dalë qershijat e para, kur ka qenë vakti kublave dhe kur kanë dalë qeptë dhe kërtollat e njoma, sherqini, erzat, gjethtë e japrakut….
G’zimi ma I madh për ne f’mitë , ishin qershijat e para dhe k’shtenjat,e për ata ma n’moshë fiqtë, kublat , levreku …
Erzat , lajmrojshin pranverën dhe nuk ishte çajre pa ndigju at fjalën -“ u paskën dalë erzat, ç’pa t’hajmë pite me erza sat.”

Përveç furnizimit me pemë , perime ,peshk dhe bylmet, dita pazarit dikur edhe ishte nji ritual i bukur. Nji kolazh veshje dhe dijalektesh aq të bukura.
Ditë takimesh, përshëndetjesh dhe përcjellje selamesh në fund të takimit me at amanetin tone 
– bani selam, qe ishte fjala ma e shpeshtë !

Me kenë , me kjen e me qenë ,
Kjoftë e qoftë,
Maj e moj
T’shitoftë zana e t’pastë nana e kështu me radhë !

Sfilata e te rinjeve ishte ne korzo ,ke plazha vogel, kurse ne pazar kryesisht sfilata ishte per ata ma ne moshë .

Gratë me benebrekë dhe me bohçe, disa me haver dhe nji shall në kry, ose edhe açik, pa mbulesë , me nji kaçile, ceker aty k’tu denji kesë najlloni.
Burrat, zakonisht Agej sh’pisë gjithashtu me ceger, rruhet dhe vishet bukur se ku me ditë me kend takohet. Viza bragave preftë thikë, se ftyra grus janë bragat e burrit , ashtu thojnë ke na!
Burrat pak kolonjë , e gratë pak levantë ,sa m’i ardhë era që ta shponte hun’ën.
Elbete, Ulqini i vogli sa nji gogël e tanë e njifshin njini tjetrin.

Shastaneshat, zakonisht me veshjen e tyne specifike, kranjaneshat dhe ata të Anës Malit ,ku secila dallohet me ngjyrat, qenisjet dhe bardhësinë e veshjes.
Malsoret me xhybletë , gjeranalijet dhe ata prej Kodrave ,shumica me boçe e benebrekë .

Burrat ,disa me kapuç bojë t’zymtë formë beretke , e që na i kemi thanë edhe fes.

Janë ditë edhe me emën kush e ka djathin me namë , kush e shet tamlin me mazë tre gisht, kush I ka votë ma t’mira t’kuqe bile edhe me dy kakruk kanjiherë.

Gjelat e shkretë me kam’ë t’lidhuna ,tuj prit bler’sin me ia marrë ymrin për petën me namë , gjel hudër e ufull ose me kas e hudra, peshku zakonisht në hymje të pazarit në anën e djathtë, aty ktu ceraga, levrek, qefull, njala….

Ullinj t’shtypun t’bardhë , dhe ma vonë edhe t’zez nga ullishtat tona që kurrë nuk na kanë lanë pa bereqet.

Biseda ja nisë me -sa e ke qilen, a ban ma lirë, sa isht tuba erzave ,magdanozit , netrës -dhe vazhdon me nji copë djathit që pa çajre nuk lejshin pa prevu, sherqinit I bijshin fërrnjak me pa a isht pjek, dhe në fund me bisedat e thash e themat .

– ja ma ,me djath t’Kodrave s’ka
-sherqinj , e mill kallamoqit si Ana Malit as mas u muna,
– Pemë e perime t’Gjeranave janë ma t’mirat
– Kshtenja e fiq t’thatë si t’Kranjës
– votë shestaneshave…..dhe të njajtat fjalë perseriteshin si me u sjell rrotlla mullinit .

Sezonës e verës t’binte plasja, kurse dimnit t’merrte e t’thante era.
Ata që shitshin t’lodhun e t’rraskapitun, gjithmonë t’gatshëm me e ni at fjalën “ jaaaaa maaaaa, shtrimtë e paske, çu ba kja punë, pse a vo t’syrmit ka ba pula, ose a ban ma lirë se qe ej kranjani m’luti me ja ble djathin par deshta ke ti ,se je maraklije e temise.
Dhe prej tezge në tezgë , bylmeti dhe produktet,marrin emnin e t’zotit si psh zarzavatet e Dijes, kshtenjat e Tahirit, arrat e Ostrosit, djathi Merkotit , mjalti Kranjës, shegat e Zaljefit .

….ku era djersë e ku era peshk, zhurmë e mezgjahit gjytetit tim.

Në mes t’Ulqinit afër xhamisë Lamit e karshi xhamisë Merasë , midis pllazhes madhe dhe pllazhës vogël, gjithmonë me bereqetin e zonave rreth vejdit ku u përzijshin bisedat, ernat e ndryshme dhe t’folmete, aty ishte mezgjahi gjytetit tim.

Nji ditë unë me shoqen e f’minisë Suadën, hyjmë me ble da qershija rrugës për gjimnaz.
Nji shastaneshë na vet, sa isht sahati se I kishte hup terezija kohës.
Na i thojmë që nuk kemi orë .
-Si maj, varza t’treja e nuk keni sahat dore, s’ka ba vaki !”

– E moj ti gru, ia kthen Suada, pa ç’na lypet ne sahati ? Na e kemi 12 gjithmonë !
Qeshëm të gjithë dhe vazhdum rrugën për gjimnaz.
Dhe vërtetë, sa lezet kohë e rinisë, kur e ke 12 gjithmonë .

Çdo gja kishte lezetin e kimetin ndryshe.
Tesh 12 muaj edhe qershija, edhe sherqini, edhe zardalija.
Foto prej Rizo Harapit edhe Nazit i pritshim deri nji javë me pa durim ,me pa si kemi dalë dhe as nuk kishte delete e as selfie, par u rujshin me aq kimet ata fotografi.
Tesh 100 foto në ditë e me ardhë koha as me u kthy me i shiku ma.

Zat ,mas ça asgja me tepricë !
Tezgat e mezgjahit gjytetit tim, kanë pasë bollyk, par çdo gja ka pasë karar , sharm, kimet e mirënjohje. Edhe kohën e kemi pasë disesi 12 ,e nuk ka ik kaq shpejtë.
Kurse sot…..ik e fluturon, sahati ,u ba sekondë !

Nji shpejtësi, Zat hajr bane !

 

Scroll to Top