Shingjergji

Shën Gjergji
Na vinte fatlumja jonë, natje hejret, në fund të kam’ve tona,na i hidhte petalet e trandafileve, fastligenit, dhe lulishteve tjera të kopshtit.
Era ta njallte shpirtin, dhe zakonisht çdo maj i 5sti dhe 6shti ishte me diell.
Edhe dielli at vakt ,respektonte ritualet tona!

“Çonuni ju pastë nana çonuni,se isht ditë Shinjergji!”
Hapte dritaret dhe me kujdes ulej shkallëve në katin e parë me hap edhe derën e shtëpisë !

…. dhe disesi e dijshim që vera ka ardhë!
Kjo ditë ishte e veçantë ,me gjallninë dhe atmosferën e qiellit.

Zogjët , çerdhet e tyne në ballkonet tona,natyra, era luleve, , bylyzyky dhe hajmalijat me aromën e trandafileve që të ngacmonte hundën dhe ndjenjat,dielli që dukej se buzëqesh mbi gjithë dyrnjanë,dhe gurrat që lajmronin si tallalli me tupan që jeta pikërisht është e bukur veç me kivetin e bukurisë të Zotit !

Shën Gjergji ,festohet ende ,por në fakt ka një histori krishtere ku ka të bën edhe me shpëtimin e fëmijëve nga vet Gjergji, George , Georgie një ushtar i pashëm dhe trim ,që e mbyti ezhdurhanë për të shpëtuar fëmijët .

Por ,ne festojshim fillimin e verës, fillimin e jetës.

Jevg dhe Rom me muzikë dhe stoli ,delshin rrugëve me kangë dhe valle.

Hidhen kurora lulesh dhe derdhet qumshti me rrjedh në lum.
Festojshim të gjithë musliman, katolik, orthodox rom dhe ashkali pa e ditur historinë dhe aty egzistonte e gjithë bukurija.

Me festu se bashku.

Kuj i interesonte ajo histori ,kur me shumë pritesa na delte gjumi, ama era e bahçes me lule që na e sillte nana gjithë bahçen në dhomë , na e njallte shpirtin.
E gjithë bahçja depërtonte në shtrat, në dhomë , në gurët që kishin nisë me u nxe, në gjithë shpirtin.

Shën Gjergji është shenjt mbrojtës i barinjëve . Besohet gjithashtu të jetë një ditë magjike kur të gjitha magjitë e liga mund të prishen. Besohej se shenjtori ndihmon të korrat të rriten dhe bekon vesën e mëngjesit, kështu që herët në mëngjes ata ecnin nëpër kullota dhe livadhe dhe mblidhnin vesë, lanin fytyrën, duart dhe këmbët në të për fat të mirë , dhe madje edhe në disa fshatra pjesë e Bullgarisë ishte zakon të rrokulliset në livadhe me bar.

Bazuar ne kalendarët kanonike ortodokse, dita e Shën Gjergjit është 23 prilli. Meqë ka lindur brenda kësaj periudhe emri Gjergj ju vendos heroit tone kombëtar .

Gjergj Kastrioti Skënderbeu besohet që lindi me 6 maj 1405, për këtë arsye dita e Shën Gjergjit nga popullata myslimane madje edhe ajo e krishtere, kremtohet me 5 maj ndryshe nga kalendari zyrtar ortodoks. Kjo festë , duket se ka karakter kombëtar dhe kulturor, më shume sesa fetar, pasi populli shqiptar e lidh këtë dite me Gjergjin e Madh te Kastrioteve, “mbretin e madh” sipas gojëdhënave.

Ka histori të ndryshme ,të jashzokonshme,por e bukura e gjithë Shinjergjit apo Shën Gjergjit është ,natja hejret kur nanlokja çilte derën dhe gjithë bahçja hynte me aromat e Parajsës në dhomë me trandafile, sindevesil, elberozë, fastligen…. edhe pak hitha për adet.

Shiluri nepër bahçe, e era përpeqit nuk ka si mos me na u kujtu….

Ehhhh ku harrojnë gjeneratat tona…?
Ku harrohet ajo kohë e artë ?
Hhhhmmmmm era ende më ka mbet e gjallë edhe mbas 20 viteve qê aja e la botën me aromën e kandeshme që ma la mbas.
“ Emnin e kam Trandafile “ na thonte shpesh herë, par File më thrasin ,se isht ma shkurt.”

Dhe ashtu Filja ime dhe gjithë fisniket tona, mbillshin bahçe me lule, çerdhe dallandyshje, aromë fastligeni në shpirtin tonë, dhe kudo që kemi shku, i kemi marrë në valixhet tona dhe i shpalosim ditën e Shinjergjit !
Festojmë së bashku diku larg unë me Shkodranin, Shastaneshën, at të Anës Malit Ulqinit dhe Kranjës , me përpeq në furrë dhe xhepin plot elberozë , erza dhe kujtime !

Scroll to Top