Drejtesi ?
Drejtësi kurrë nuk kemi me gjetë ,
Sepse e lypim veç kur digjemi vet.
Mund të bërtasim e mund të shqirremi
Deri në kupë të qiellit mund të na shkon zani
Në mes të ligjit mund të përvidhemi
Se drejtësi lypim kur vriten n’përcjellje këmbanash edhe Ezani!
Drejtësi?
Jo jo kurrë nuk kemi me gjetë
Drejtësia n’erresire gjithmonë ka me mbet!
Bota asht e mjerë sa edhe vet njeriu,
Që lypë drejtësi kur përvlohet i ziu!
E harrojmë dhimbjen dhe t’keqen e dikuj tjetër
Vazhdojmë jetojmë me avazin e vjetër
Sytë i mbyllim kur neve nuk na prek
Drejtësi nuk gjejmë deri në vdek !
E si mundemi me gjetë drejtësi?
Kur e lypim veç kur ndodhë nji tragjedi ?
Por para se ndodhë e para se na prek
I mbyllim sytë thuaj se drejtësinë e kemi gjetë!
Fusim kokën në dhe si makalushi
“Zot na ruaj “thojmë që unë nuk jam ai dikushi ,
Ai që u djegë dhe u përvlu,
Nuk i mbetet kivet ma drejtësi me kërku!
E at drejtësi a ka me gjetë ndonjëherë bota?
Jo, jo se çdo jetë e çmim paguhet me vota!
E kta bastardhat e botës ende kanë me vra
Drejtësinë , rininë , me egon idioti që e ka !
Nuk asht drejtësi nëse ai mjeran burgoset
Drejtësi asht kur e keqja ç’rrënjoset!
E a ka me ndodhë ndonjëherë kjo mrekulli?
Jo kurrë, as në jug, perendim , lindje as në veri!
Drejtësi?
Jo jo harroni, se kurrë nuk kemi me e gjetë !