Veç në Ulqin


Zoti jonë artist ,kiveti Perendisë,
Piktor, poet, udhëzuesi madhështor,
Aftësi e ti ,kaq bukur me qendisë ,
Nuk ka bir nane ,që e pikturon me dorë !

Pikturon aq bukur të habit pa u ndalë,
Shkruan si poet fatin e secilit njeri,
Nuk lodhet kurrë, të gjithave i ban ball,
Herë na jep gezimin e herë na jep merzi.

Por hej, Zoti kurrë nuk ndalet me artin e vet,
Me piktura të rralla që flakë qesin në qiell ,
Veç syni i njeriut që nuk din me e gjet ,
A po digjet bota, a po zhduket ai diell ?

Sikur artin e Zotit të gjithë ta pikturojmë,
Me këtë mrekulli ,që na le pa fjalë ,
Të nisim me jetu ,e jo veç të vrapojmë
Të lutemi ati lart ,për artin që na falë !


Photo credit
Muzafer Beljo Causi

Scroll to Top