I dashtun (së pari ) Ulqinak Dritan
Ma parë të kërkoj falje që të drejtohem direkt në profilin tand dhe I jap vehtes të drejtë me i shkru disa fjalë.
Si ulqinake që kurrë nuk kam lanë Ulqinin edhe pse me trup s’jam aty e ndjej si obligim qytetar veç disa fjalë me t’i shkru .
Ti e don Ulqinin por aspak nuk e don ma shumë se unë.
As nuk pres përgjigje as bile një koment se shumë mirë e di që tash ti ke hallet e tua dhe ke nji obligim të madh mbi kokën tande.
Por edhe të lutem gjej 10 minuta dhe lexoje.
E shkruaj veç me dëshirë ma të sinqertë për qytetin tim dhe gjithë shtetin e Malit të Zi.
Merri të gjithë Ministra, Presidenta, gjithë kryesinë e Kosovës dhe Shqipërisë, asnjani nuk e ka përgjegjsinë tande.
Pra nuk e ke asapk lehte .
Neve që të kritikojmë,mund të na dhemb zemra por e kemi shumë ma lehtë me folë e me dhanë kritika.
Të gjithë ata kanë qenë në pozitë shumë ma të lehtë se sa ti dhe tash kush e kupton e di çka dua të them .
Por unë si një laike komplet e politikës dua t’i them disa fjalë.
Mos u bazo aspak në at fjalë “ Vet njëqind vetë e ban si të duash vet .
Jo kurrsesi!
Vet shumë vetë dhe ndēgjoje zanin e tyre.
Ndëgjo njerëz me moshë dhe përvojë që janë djeg e përvlu nga politika.
Së pari një gja ta kesh ndër mend se intelegjenca yte pa diplomaci nuk të bënë politikan të mirë.
Nëse nuk arrinë të jesh politikan i mirë, atëherë sukses edhe i madh bile është mos me mbet famkeq në histori.
Mos suksesi nuk është i turpshëm, sa është e tmerrshme të mbetesh famkeq .
Dështimin e harron historija por famën e keqe kurrë dhe ajo mbetet njollë për secilin brez që vjen mbas.
Mbetet e vulosur në histori për gjithmonë dhe nuk ka gomë që e fshinë.
S’dyti , intelegjencës tande dhe zotsisë oratorike i mungon mosha.
Është një thanije afrikane që thotë “ kur vdes një plak, vdes një librari e tërë me te.”
Përvoja e një të moshuari gjithmonë vlen sepse sa herë që digjemi në jetë është një degree, një shkallë e edukimit.
Je në një pozitë shumë delikate dhe detyrë të randë.
Duhesh të jesh artist, shahist i përsosur, diplomat por mos harro mbi të gjitha edhe guximtar.
E di frazën e famshme të Winston Churchill
A Diplomat is a person who can tell you to go to hell in such a tactiful way that you’ll look forward with plesaure to making the trip.
Mos harro që nuk je as në Gjermani as në shtetet Scandinave e as në Zvicër.
Je në Ballkan, ku loja e qenjve nuk ndalet kurrë.
Ke me pasë anmik shqiptarin e Ulqinit, Kosovës, Shqipërisë,diasporës dhe gjithë trojeve.
Ke me pasë anmik malaziun, sërbin, boshnjakun.
Ke me pasë ma shumë anmiq se sa miq dhe sigurisht e din edhe vet këtë.
Hec përpara, kokën mos e sill mbas asnjë inati.
Nuk je aty për inat por për qëllime të një progresi dhe ndryshimi për të mirë.
Por lutja dhe arsye e imja është një.
Qëllimet i ke shumë të sinqerta dhe gjeniale mund të them.
Por kurrë mos u ndaj nga identiteti dhe rrënjët tua.
E kuptoj shumë mirë që jeni lodhë ju rinija e besa jemi lodhë edhe na.Nji gjeneratë e plot gati 40 vjet I kaloj rinise me frigë , me luftë, me ikje nga vendlindja me cirkuset politike.Zoti mos e baftë me ardhë ajo ditë me vjell prej patriotizmit, flamurit e gjuhes .
Ku ka nacionalizëm nuk ka rahati.
Janë lodhë rinija ma prej çiftelisë .
Jemi lodhë edhe na more bir!
Jemi lodhë me shpirt.
Prej ditës që keni le gjithmonë i keni pasë të njajtat fjalë e pallavra.
E di që jeni neveritë dhe një pjesë e fajtorit jemi ne gjeneratat para jush.
Por nejse nuk ka kthim mbrapa.
Veç përpara.
Çdo hap që merr mendo 500 herë.
Festina lente.
Ps. Edhe more bir sa herë që kta pa “ vić’ të pyesin për mbiemnin, shkurt e shqip ktheja “ e ti pa-vić- çka bane more mik që rinisë po ia mban rrugën çel me marrë rrugë për mërgim se asgja nuk po i premton ma !
Po rrin e shkreta rini me valixhe gati !
Çka bane ti që ke kivet ma shumë se unë se je 100% në tokën tande ?
Të dëshiroj gjithë të mirat nga zemra por ma s’pari kujdes!
Prap të kërkoj falje por nuk jam as e para dhe as e fundit që të drejtohem ashtu që besoj nuk e merr për t’keq!
Nëse je Dritan , dashtë Zoti edhe sjell pak dritë ! Ka shumë kohë që Ulqinit po i bjen terri avash avash me gjithë ndriçimin e pa parë që e ka ai vet.
Nëse shtëpinë tande dhe pragun e len në terr, ta dish që drita nuk të arrinë nga të tjerët.
Ta dish që ashtu në terr kanë me ta grabitë edhe pragun e derës, sepse në terr bahen hajnitë ma të mëdhaja. E besa Ulqini nuk e meriton ashtu.
Me shpresa
Ulqinakja që zemrën e ka veç aty, trupi mund të shkon ku të don !
E dini ju shumë mirë që na të gjithë jemi aty. Gjithmonë.
Na gjithmonë kthehemi aty!
Se fundi fundit ku ka ma bukur….?