Kur digjet ullini

Kur digjet nji dru ullini ,digjet zemra

Flaka që del prej drunit ullinit dallohet nga çdo flakë .

Kur digjet nji dru ullini…
E ka nji nur të dhimshëm, sikur qanë, sikur tregon histori, sikur ulurinë për fundin e jetës që i vjen.
Flaka e drunit ullinit dallohet.
Kur digjet nji dru ullini…
E ka nji kuqrrimë të veçantë , pak e tmerrshme por ma shumë ta then zemrën.
Kur e shoh nga larg që digjet nji dru ullini më duket që digjet nji shtëpi me oborr, prag,kulm derë dhe dritare.Të duket që ka njerëz mbrenda dhe të gjithë dalin nga zgavella për nji shpëtim si hijet mistike.
Asht nji flakë shumë e çuditshme , ngritet e kuqe me ngjyrë të zezë, përhapet aq shpejtë sikur ngutet me tregu gjithë historinë e qytetit, lashtësinë dhe madhështinë e ti.
Dallohet ajo flakë !
Kur digjet nji dru ullinit flaka që i del tregon çdo gja që ne nuk kuptojmë . Vet ngjyra dhe pamja asht aq ndryshe nga zjarret tjera.
Dhe kur shuhet ajo flakë shpëtuesit e zjarrit kthehen sikur nga nji funeral me zemër të thyme dhe mallkojnë lindjen e ati që e shtjen at flakë.
Kur çdo gja mbetet pas dhe ngadalë bie terri të gjithë ullinjt tjerë që kthehen nga funerali betohen që kanë me qitë ullinj dhe vaj ma shumë se kurrë me ngi barkun e ati që e ka djeg.
Veç nji bark që kurrë nuk u ngi në f’mini, djeg nji rranj ullini .
Len amanetin me ia mbush sofrën dhe shtëpinë banorve me aromën e ullinit bereqetin ma të bukur që vjen nga Zoti.
Len amanetin me ngi çdo bark në…në çdo sofër t’bekume.

Ullini plak nuk hakmirret kurrë por kur digjet I len amanetit të tjerëve që kurrë mos të urrejnë njeriun që e dogji.
Vet turpi ti kur e sheh at flakë aq të kuqrremtë që arrinë qiellin me shpejtësinë e vetimës e vranë në ndërgjegje dalë e ngadalë.
Bereqtin dhe bukurinë kush e djeg, digjet vet në turpin e ndërgjegjes vet.
Nji sofë pa disa kokrra ullini nuk asht sofër!
Flaka ullinit asht ndryshe nga çdo flakë !
Dallon me ngjyrë,karakter dhe vjen me flakë në zemër.

Asht nji than’je shumë e bukur ku Mahmoud Darwish nji poet Palestinez thotë:

“If the Olive Trees knew the hands that planted them, Their Oil would become Tears.”

Sikur nji dru ullini të dinte dorën e ati që e ka mbjellë, ai vaj do të shëndrrohej në lot.

Scroll to Top