I lumi për vehte poeti,
Me zemrën të pasur si mbreti
Me dhimjen e fukarasë
Që e ndanë dhimbjen e gjithë dyrnjasë .
I lumi për vehten poeti
Që ka zemër të gjanë si deti
Por nuk duron aspak
Të keqes nuk mund t’i ve kapak!
Ah more poet i lumi ti që shkruan
Sa herë që digjesh dhe vuan
E ndanë dhimjen në letër
E vulos me vulë të vjetër!
I lumi poeti i lumi
Për net që nuk të zen gjumi
E qet mërzinë në letër
Mërzinë e shëndrron në vepër.
Dhimbjen ia tregon letrës,
Mikes të vet ma t’vjetrës
Lapsi dhe letra besnike
Të mbetet për jetë një mike!